Tashmë mund të shpëtoni nga gërhitja e bezdisshme pa shpenzuar asnjë qindarkë

Tashmë mund të shpëtoni nga gërhitja e bezdisshme pa shpenzuar asnjë qindarkë

Gërhitje

Nuk është shumë e çuditshme të dëgjosh partnerin tënd të gërhasë gjatë gjithë kohës. Ajo gjë për të cilën femrat e vrasin mendjen gjatë gjithë kohës është se si ta eliminojnëkëtë gërhitjen e bezdisshme. Më poshtë ju sjellim disa mënyra, krejtësisht të pakushtueshme që do t’ju bëjnë të keni një gjumë të qetë.

1. Konsumoni vitaminë C

Vitamina C ju ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar dhe atë të frymëmarrjes. Një nga shkaqet kryesore të gërhitjes është bllokimi i rrugëve të ajrit prej sinuseve, gjë që na shtyn të hapim gojën dhe uvula të lëkundet. Kështu që rregullisht hani sa më shumë brokoli, speca të kuq apo ananas. Përpara se të shkoni për të fjetur shtrydhi 1- 2 kokrra portokall.

2. Pasuroni dietën ushqimore

Gjëja e parë që duhet të bëni është të pasuroni dietën tuaj ushqimore me enzima dhe antioksidantë. Shmangni produktet e bulmetit si dhe racionet e mëdha para gjumit. Mundohuni nga ana tjetër të konsumoni sa më pak alkool, duhan, çokollata, ushqime të procesuara etj.

3. Konsumoni çdo mbrëmje këtë lëng magjik

Ky ilaç ka përbërës natyralë që do t’ju ndihmojnë të pastroni mykun e gojës dhe të rrisni sistemin imunitar. Përbërësit:

2 karrota

2 mollë

¼ limon

1 fetë xhinxher

1 filxhan lëng portokalli

Futini në një shtrydhës frutash dhe pijen konsumojeni pak orë para se të flini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja