PRISHTINË- Pas përfundimit të Konferencës në Beograd ku morën pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe Ministri i Ekonomisë Fadil Ismajli, bashkë me ministrat e rajonit, është vendosur që një takim i radhës i këtij lloji të mbahet në Prishtinë.
Sipas gazetës Express, këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj i cili ka shkruar në Twitter se takimi i radhës i gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Prishtinë.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ndërkaq ka thënë se takimi në Prishtinë do të mbahet pas formimit të institucioneve në Kosovë.
Ndërkohë Stefan Fule, Komisioneri në largim i BE-së ka lavdëruar autoritetet serbe për organizimin./ATSH/