Kylie Jenner është një nga personazhet më me influencë në botë dhe kjo gjë është një fakt tashmë. Revista “Forbes”, e klasifikoi si femrën më të pasur në botë në moshën 20-vjeçare. Dhe të paktën një herë në jetë femrat kanë dashur të duken si Kylie, dhe tashmë është falas dhe mund ta bëni sa herë të doni.
Kylie Jenner merr rreth $ 1 milion dollarë për një postim në Instagram, dhe tani, marka e saj kozmetike është duke bashkëpunuar me aplikacionin e mediave sociale për një filtër në story-t e Instagram. Kështu që mjafton të hapni aplikacionin ‘instagram’ dhe të zgjidhni filtrin që ka ikonën e Kylie-t.
Kjo ju jep 7 opsione ndër të cilat mund të zgjidhni ngjyrat tuaja të preferuara.