Task Forca Antikorrupsion shkund AKU e Lezhës, Gjonaj: Ndjekje penale drejtorit dhe 6 specialistëve (Rezultatet)
Kallëzim penal për 7 punonjës të AKU-së të cilët dyshohet të kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Në tre institucione në Lezhë 26 masa disiplinore nga Task Forca Antikorrupsion
Task Forca Antikorrupsion në javën që lamë pas është zhvendosur në rrethin e Lezhës dhe ka kryer kontrolle në institucione si Spitali Rajonal, AKU dhe Drejtoria Bujqësore. Rezultatet e kontrolleve të tyre i bëri të ditura sot në një konferencë për shtyp, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Si rezultat, i gjetjeve të inspektimeve të Task Forcës, janë rekomanduar 26 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve, prej të cilave, 7 masa janë për largim nga shërbimi civil.
Konkretisht është rekomanduar largim nga shërbimi civil për: 1 inspektor të Drejtorisë Rajonale lezhe AKU si dhe 6 inspektorë të Drejtorisë Tiranë të AKU, të cilat janë angazhuar në inspektime pranë drejtorisë së Lezhës.
Nga kontrollet janë konstatuar shkelje të rënda, në kufijtë e veprës penale për të cilat Task Forca Antikorrupsion së bashku me strukturat përgjegjëse ka depozituar kallëzimet penale pranë organit të prokurorisë së rrethit gjyqësor, Lezhë.
Bazuar, në shkeljet e konstatuara është depozituar kallzim penal për 7 punonjës të niveleve të ndryshme të këtyre institucioneve.
Konkretisht për: Ish-drejtorin e AKU-se Lezhë si dhe 6 inspektorë të këtij institucioni, të cilët dyshohet të kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke kryer veprime që kanë cënuar rëndë përmbushjen e detyrimeve ligjore në lidhje me sigurinë ushqimore.
Gjithashtu, një sërë operacionesh të finalizuara me sukses gjatë kësaj jave, falë procedimeve proaktive të policisë së shtetit në bashkëpunim me strukturat përkatëse, kanë goditur disa raste të korrupsionit, duke arrestuar në flagrancë punonjës të niveleve të ndryshme:
* 2 punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë;
* 8 punonjës policie, nga të cilët 2 në Komisariatin Nr.1 në Tiranë dhe 6 në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë në Gjirokastër.
* 2 inspektorë të hetimit tatimor, në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor, 14:55
-
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte
2 Dhjetor, 17:04
-
'Antikorrupsioni'/ Drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik: Kriptovalutat po përdoren për fshehjen e parave! Zv.Ministri i Drejtësisë dhe Mbikqyrësi në BSH: Paratë pastrohen nga sasia e lartë e cash
15 Nëntor, 12:08
-
Kuvendi të mos aplikojë ‘ligjet speciale’, rekomandime të tjera të ekspertëve në komisionin ‘Antikorrupsion’
11 Nëntor, 17:34
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Shqipëria e Anglia bashkë në operacionin 'Marewood' për goditjen e trafikut të armëve, drogës dhe migracionit të paligjshëm
27 Tetor, 10:22
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
16 Tetor, 17:39
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Diskutohen në kuvend reformat për institucionet demokratike! Tabaku: S'kemi ende reformë të plotë të Kodit Zgjedhor! PS: Të bashkëpunojmë për platformë konkrete, lini akuzat
20 Shtator, 14:51
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator, 12:55
-
‘Antikorrupsioni’, Braçe: Kontrolli i figurës së zyrtarëve, me detyrim
19 Korrik, 13:30
-
Braçe dhe Gjonaj propozojnë ndryshime për mbrojtjen nga duhani: Të ndalohet reklamimi në media! Distributorët të mbajnë përgjegjësi
16 Korrik, 10:50