Task Forca e OSHEE-së e fokusuar në luftën kundër vjedhjes së energjisë dhe forcimit të ligjit për pagesat e faturave ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shoqëruar në polici 20 abonentë, ku mes rasteve të konstatuara në shkelje të ligjit, konkretisht ndërhyrje në matësa, janë edhe bizneset.
Ndërkohë katër subjekte private janë proçeduar ligjërisht dhe rasti më i fundit i përket një subjekti privat në Fier i cili me ndihmën e elektriçistit të zonës vidhte energjinë.
Policia e Fierit ka vënë në pranga punonjësin e OSHEE si dhe biznesmenin, pronar të subjektit privat.
Si pasojë e aksionit të Task Forcë, në Burrel janë shoqëruar 2 abonentë për lidhje të paligjshme të energjisë, ndërsa njëri është shoqëruar në Kukës.
Ndërsa në Elbasan, abonentja E.Z kishte dëmtuar matësin dhe po proçedohet nga Policia.
Drejtoria rajonale Tiranë gjatë kontrolleve të ushtruara dje, ka konstatuar në total 15 raste nga të cilat 7 rilidhje të paligjshme për kategorinë familjare dhe 3 për kategorinë privat.
Gjithashtu janë konstatuar 5 raste të vjedhjes së energjisë.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com