Shtimi në mënyrë alarmante i rasteve të reja me covid në vendin tonë ka bërë që Ministria e Shëndetësisë dhe policia e Shtetit të nxjerrin në terren Task-Forcën anticovid duke rritur numrin e kontrolleve dhe paralajmëruar bizneset se nuk do të ketë më këshillime, por gjoba deri në mbyllje të tyre nëse rastet e shkeljeve të masave janë të përsëritura.
Edhe pse kontrollet në terren janë shtuar në 24 orët e fundit janë kryer 1408 inspektime dhe janë vendosur vetëm 9 masa administrative, shumë pak krahasuar me shtimin e numrit të të prekurve nga covid-19 dhe mosrespektimit të masave që ndodh hapur kudo nga qytetarët dhe bizneset.
Task Forca do të ushtrojë kontrolle edhe në bregdet dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë për shkelje të protokolleve të sigurisë.
Situata në vend është serioze dhe tashmë as Ministria e Shëndetësisë dhe asnjë institucion që merret me respektimin e masave dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë nuk duhet të 'bëjnë një sy qorr' dhe të tolerojnë rastet që rrisin mundësitë për përhapjen e infeksionit. Gjatë javëve të fundit virusi është shfaqur mjaft agresiv në Shqipëri, jo vetëm me shtimin e rasteve, por edhe me viktimat dhe rastet e shtrimit në spital.
Kto gjobisin te vobektit se tfortet thjesht kalojne e ju morrow zarfin siç nodhi dje m'bllok ku jeta notes vazhdo si me pare
Përgjigju