Bashkitë do të bashkëpunojnë me qeverinë për të fuqizuar kapacitetet e emergjencave. Gjithashtu do të ngrihet një task-forcë për mbeturinat dhe do të hartohet një plan që shtrihet nga sensibilizimi te hapat konkretë.

“Ngritja e nivelit të emergjencave civile në rrafshin vendor. Ministri i Pushtetit Vendor dhe i Mbrojtjes kanë marrë detyrën të bashkëpunojnë për të fuqizuar kapacitetin vendor në raport me emergjencat. Po punojmë për të riparë sistemin e mbledhjes së mbeturinave, gjë që e kemi bërë me dije sa i përket aspektit të përpunimit të mbetjeve, por flas për mbeturinat që përgjithësisht janë problem, sidomos në sezonin turistik, në hapësirat e bashkive që s’janë zona urbane. Për këtë, është e domosdoshme të ngrihet një task-forcë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, gjë për të cilën është ngarkuar ministri i Mjedisit dhe Pushtetit Vendor për të hartuar një plan afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë nga sensibilizimi masiv te hapat që duhen ndërmarrë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama cakton detyrat për bashkitë: Përforcim i infrastrukturës mbrojtëse, na nisni pikat e dobëta! Do të prodhojmë zjarrfikëse, plan kombëtar për parkimet