Tatimet: 21.000 subjekte janë debitore, detyrimet mblidhen me forcë 

Tatimet: 21.000 subjekte janë debitore, detyrimet mblidhen me forcë 

Foto ilustruese

Mbi 21 mijë ka shkuar numri i bizneseve, ndaj të cilave administrata tatimore ka vendosur barrë hipotekore dhe siguruese për shkak se figurojnë debitore ndaj fiskut. Lista e gjatë është bërë publike ndaj drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Barre hipotekore dhe siguruese, është fillimi i procedurave për mbledhjen me forcë te detyrimeve.

Në krahasim me fillim vitin, lista është shtuar me mbi 4.300 subjekte. Njoftimi i Tatimeve bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet, të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet. Me pagimin e plotë të detyrimit, të dhënat e subjektit fshihen nga lista e debitorëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë