Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara

Luftë ndaj informalitetit. Ky do të jetë synimi kryesor i strategjisë së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 2024-2028, por edhe i strategjisë afatmesme të të ardhurave të miratuar tashmë edhe nga Këshilli i Ministrave.

Gjatë kësaj periudhe në qendër të kontrolleve do të jetë tregu i punës, që do të realizohet në 4 drejtime kryesore. Grupet e punës do të përqendrohen tek ulja e punës në të zezë, goditja e fenomenit të nëndeklarimit të pagave, reduktimi i mos deklarimit të saktë të kohës së punës si dhe i mos deklarimit të saktë të kategorisë dhe profesionit të punonjësit.

Në ‘lupën’ e kontrolleve do të jenë sektorët që kanë pagat më të ulta të deklaruara për punonjësit e tyre, si ndërtimi, turizmi, baret, restorantet e deri tek tregtia online.

Aksioni ndaj ‘punës në të zezë apo tregut gri’ ka nisur që këtë vit prej muajit tetor, ku vetëm nga thirrjet sensibilizuese të Administratës Tatimore rritën pagat e punonjësve 37 mijë biznese, ndërsa 7 mijë subjekte me risk për nëndeklarim, pasi nuk kanë reflektuar pas thirrjeve të tatimeve po përballen me kontrollin tatimor.

Vëmendje e shtuar do ti kushtohet edhe milionerëve, me synim që kjo kategori të mos i shmanget detyrimeve tatimore.

“Funksionaliteti i plotë i Drejtorisë së Kontrollit te Specializuar Hartimi i Programit të Përmbushjes dhe përdorimi i qasjes së integruar për realizimin e Strategjisë së Përmbushjes nga Individët me Pasuri të Lartë”, thuhet në strategjinë e tatimeve.

Tatimet thonë se ky dokument synon ndërtimin e një "Administrate të zgjuar dhe moderne, me integritet të padiskutueshëm, të besuar dhe të admiruar", ku një analizë do të bëhet edhe mbi arsyet që shtyjnë bizneset drejt mos përmbushjes së detyrimeve tatimore.

Numri i tatimpaguesve aktive që AT i ka shërbyer gjatë 2023
334.536 në total
nga të cilat

-31.058 Biznes i madh
-94.545 Biznes i vogël me/pa TVSH
-208.933 Të tjera (Individë, OJF, prodhues bujqësor etj)
 

 Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve nga aksioni i kryer në terren në muajit dhjetor në 1197 subjekte, 936 prej tyre i korrigjuan deklarimet e pagave. Ndërsa bizneset që u gjetën në shkelje u gjobitën në vlerën e 6.1 milionë lekëve. Tatimet thonë se  pas paralajmërimevet 78% e bizneseve korrigjiuan deklarimet e pagave të punonjësve. Por për të luftuar informalitetin në tregun e punës, strukturat e hetimit dhe kontrollit të specializuar do të vijojnë. 

Kotrollet gjatë dhjetorit 2024
-1197 biznese të kontrolluara 
-78% e bizneseve ndryshuan deklarimet e pagave
-Gjobitur 6.1 milionë lekë
-936 biznese korrigjuan nivelin e pagave
 
Numri tatimpaguesve për 2023
-Person fizik                                                    95,403
-Prodhues Bujqësor                                        96,413
-Individ privat                                                   94,262
-Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara               28,829
-Organizatë jo fitimprurëse, Politike, fetare        2’514
-Ente publike                                                      1’485
-Ambulant                                                            818   
-Shoqëri aksionere                                              730
-Degë e shoqërive të huaja                                 387
-Trup diplomatik                                                    83
-Zyrë përfaqësimi                                                  52
Kryefamiljar                                                           85
Ortakëri e pakufizuar                                            46
Përfaqësues tatimor                                             98
Të tjera Forma                                               13’331
Total                                                             334,536

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hista: 27/12/2024 18:08

    Duhet ashpërsu ligji thot pushtetari. Është i ashpër korrupsioni mos ja hidh fajin ligjit

    Përgjigju
  • Rudi: 27/12/2024 18:01

    Goditje ...punes dhe pagave, strategjia e tatimeve!!! Edhe njehere, "goditje" te mesmeve, vegjelve, ose 80% e biznesit qe bartin 20% te detyrimit tatimor; dhe qef o qef serish per 20% te biznesit teadh ose oligarkeve qe bartin 80% te detyrimit tatimor. Sa bukur

    Përgjigju
    • Dakord: 28/12/2024 06:45

      Nuk është goditje ndaj punës dhe pagave por goditje ndaj vjedhjes së pensioneve të atyre që punojnë dhe marrin paga në të zezë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025