Tatimet-biznesit të vogël:Jepni
faturat, do përballeni me pasoja
Kur vendosja e regjimit të TVSH-së për bizneset deri në 2 milionë lekë është ende një temë e nxehte debati, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka bërë thirrje edhe një herë biznesit që të shoqërojë mallin me faturë duke respektuar kërkesat ligjore.
Kur vendosja e regjimit të TVSH-së për bizneset deri në 2 milionë lekë është ende një temë e nxehte debati, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka bërë thirrje edhe një herë biznesit që të shoqërojë mallin me faturë duke respektuar kërkesat ligjore.
“Nga kontrollet e ushtruara në vendndodhjen e biznesit, administrata tatimore konstaton me shqetësim se një pjesë e tatimpaguesve, sidomos ata të regjistruar në Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin (biznesi i vogël), mbajnë pjesërisht ose nuk mbajnë fare dokumentet tatimore të blerjes (faturën tatimore) për mallrat që kanë në inventar.
Kujtojmë se Ligji nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ka përcaktuar qartë detyrimin e çdo tatimpaguesi për mbajtjen e dokumentacionit tatimor, po edhe sanksionet që zbatohen për kundërvajtësit.
1) Mbështetur në nenin 58 të ligjit, tatimpaguesit që mbajnë, tregtojnë, përdorin ose transportojnë mallra, duhet të kenë dokumentet e nevojshme tatimore, që provojnë pronësinë ose kontrollin mbi këto mallra dhe me kërkesën e zyrtarëve të administratës tatimore, i vënë këto dokumente në dispozicion të tyre.
2) Mbështetur në nenin 51 të ligjit, është detyrim i blerësit të kërkojë faturën tatimore, në kohën e realizimit të shitjes”
Pasojat kur malli nuk shoqërohet me faturë
Për rastet kur tatimpaguesi mban mallra të pashoqëruara me faturë tatimore, zbatohet procedura e mëposhtëme:
a) Tatimpaguesit të tatimit të thjeshtuar të fitimit që nuk është i regjistruar për TVSH-në, menjëherë në momentin e konstatimit i ndryshohet përgjegjësia tatimore duke kaluar si tatimpagues i TVSH-së. Nëse tatimpaguesi ka në përdorim fatura të thjeshta tatimore, ai lëshon një faturë të thjeshtë tatimore, sipas nenit 53 të ligjit për të dokumentuar mallin.
Kjo faturë i bashkëngjitet akt konstatimit dhe procesverbalit përkatës dhe në të shënohet numri dhe data e akt konstatimit dhe procesverbalit përkatës. Ky tatimpagues detyrohet të pajiset me fatura tatimore me TVSH, sapo i aktivizohet përgjegjësia për TVSH-në.
b) Tatimpaguesi i regjistruar për TVSH-në detyrohet të dokumentojë mallin duke lëshuar faturë tatimore me TVSH, sipas nenit 53 të këtij ligji, por pa llogaritur TVSH-në. Kjo faturë nuk është dokument për njohjen si shpenzim i zbritshëm për sa është një dokument i lëshuar në kushtet e shkeljes së Në faturë përveç të dhënave identifikuese, datës, numrit të akt konstatimit dhe procesverbalit përkatës duhet të evidentohet qartë përshkrimi i mallit dhe sasia e tij.
c) Bazuar në nenin 124, pika 1 të ligjit, ndaj tatimpaguesit vendoset një dënim me gjobë të barabartë me 100 për qind të tatimit të padeklaruar, llogaritur nga administrata tatimore./monitor
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56