Tatimet çojnë në sekuestro mbi 34 mijë biznese për detyrimet të pashlyera, lista zgjerohet me 15% më 2022

Tatimet çojnë në sekuestro mbi 34 mijë biznese për detyrimet të pashlyera, lista zgjerohet me 15% më 2022

Foto ilustruese

Numri i bizneseve me borxhe tatimore arriti me 34,745 në fund të janarit 2023. Nga viti 2022 duke përfshirë edhe janarin e këtij viti rreth 4760 biznese të reja u shtuan në listën e borxhlinjve të këqij në tatime. Lista u zgjerua me rreth 16 për qind nga janari 2022 në fund të janarit 2023.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e publikon listën e subjekteve me detyrime, duke sqaruar se ndaj tyre është vendosur masa e sigurimit mbi të gjitha pasuritë dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të borxhit.

Publikimi i listës me bizneset debitorë në tatime bëhet në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Me pagimin e plotë të detyrimit bizneset dalin nga lista e debitorëve. Një nga arsyet e zakonshme për zhytjen në borxh të bizneseve sidomos në qarqe dhe në zonat rurale po bëhet niveli i lartë i emigracionit, i cili është duke e ndikuar në dy drejtime aktivitetin e bizneseve.

Psh në qarqet e Veriut të vendit ku një valë emigracioni është përhapur masivisht vitet e fundit, aktivitetet e tregtisë dhe transportit po hasin vështirësi nga ikja e njerëzve. Gjithashtu shumë persona që zotërojnë këto biznese kanë emigruar vetë, duke mos respektuar procedurat e çregjistrimit dhe mbylljes së aktivitetit. Burimet nga tatimet pohojnë se një pjesë e këtij borxhi është fiktiv pa shpresë arkëtimi.

Zgjerimi i listës së borxhlinjve të këqij në tatime sinjalizon rritjen e mëtejshme të stokut të borxhit tatimor në vlerë. Në fund të dhjetorit 2021, gjendja e stokut të borxhit në tatime arriti në 134.9 miliardë lekë, ne një zgjerim vjetor të stokut me 10.6% ose rreth 12,5 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare në raportin vjetor të tatimeve. Një vlerë e ngjashme pritet edhe këtë vit, pasi numri bizneseve që ju shtua listën së borxhlinjve ishte i njëjtë më vitin 2021.

Principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 60% të shumës totale të detyrimeve tatimore, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 40% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat. Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit me 2021, TVSH zë peshën më të madhe ne stokun me borxhit me 35%, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29%, zëri Të Tjera me 17%, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 13%, Tatimi në Burim me 3%, TAP me 2% dhe DIVA me 0.2%./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!