Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore shënuan rritje me dyshifrore gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve, në periudhën janar–qershor 2026 u arkëtuan 93.9 miliardë lekë nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ose 10.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Rritja e të ardhurave thotë Administrata Tatimore reflekton një ndërgjegjësim në rritje të bizneseve për përmbushjen e detyrimeve ligjore.
“Rezultate domethënëse në mbledhjen e të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si rezultat i rritjes së formalizimit dhe zbatimit të masave të Administratës Tatimore për deklarim dhe pagesë korrekte të kontributeve për punonjësit. Gjatë periudhës Janar–Qershor 2026 u arkëtuan 93.9 miliardë lekë, ose 10.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Tregues i qartë i ndërgjegjësimit në rritje të biznesit dhe i forcimit të administrimit tatimor”, thotë administrata tatimore.
Komente











