Tatimet dhe INSTAT marrëveshje
për shpërndarjen e statistikave

Tatimet dhe INSTAT marrëveshje<br />për shpërndarjen e statistikave
TIRANE - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT), kanë nënshkruar sot një marrëveshje të re, në formën e një memorandumi mirëkuptimi i cili përcakton detyrimet reciproke sa i përket prodhimit dhe shpërndarjes së statistikave ekonomike zyrtare, duke respektuar afatet kohore të publikimit të tyre.

Marrëveshja u nënshkrua ditën e sotme nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisejda Shehaj dhe Gjergji Filipi, Drejtor i INSTAT. Në bazë të marrëveshjes së arritur synohet respektimi i parimeve dhe besueshmërisë, të paanshmërisë dhe objektivitetit të dy institucioneve publike.

Në komunikatën e saj Ministria e Financave thekson se Memorandumi i Mirëkuptimit ndikon në përmirësimin e inkurajimit dhe të zhvillimit të funksioneve statistikore, në rritjen e përpjekjes që, të gjithë autoriteteve vendase dhe të huaja, t’u ofrohen statistika ekonomike, në mënyrën më të përshtatshme, në përputhje me kërkesat në rritje për informacion të këtyre përdoruesve.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me mbështetjen e udhëzimeve standarde profesionale nga të dy institucionet, të drejtën e hyrjes dhe të shkëmbimit të të dhënave, marrëdhëniet me agjencitë ndërkombëtare për çështje statistikore etj.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median