Tatimet: Ja si taksohen pronat që lëshohen me qira
Drejtoria e Shërbimit dhe Regjistrimit të Tatimpaguesve
Tatimet, përmes një njoftimi të fundit, i kanë bërë thirrje të gjithë individëve që lëshojnë prona me qira, që të zbatojnë ligjin. Ky njoftim vjen në vijimësi të aksionit antiinformalitet të nisur një javë më parë në të gjithë vendin. “Çdo individ ka të drejtë të shfrytëzojë asetet që zotëron (shtëpi, apartamente, etj) për të përfituar të ardhura në formë të ligjshme.Në zbatim të Ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, nenet 8 dhe 9, këto të ardhura janë të tatueshme me shkallë tatimore 15%”-thuhet në njoftim.
Rastet e tatimit 15%:
1- Në rastin kur pronën tuaj ia keni dhënë me qera një Subjekti të regjistruar, ky i fundit është përgjegjës për mbajtjen, deklarimin dhe pagesën e tatimit në burim për llogari të organit tatimor. 2- Kur qeramarrësi (paguesi i të ardhurave) është një person i paregjistruar, si në rastin e turistëve vendas apo të huaj, ju si përfitues i të ardhurave, jeni i detyruar të deklaroni dhe të paguani në organin tatimor, tatimin në burim jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa.
Për të kryer deklarimin dhe pagesën, fillimisht ju duhet të regjistroheni. Për këtë mjafton të paraqiteni pranë zyrave të Shërbimit për tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale Tatimore pranë të cilës jetoni, për t’u regjistruar për përgjegjësine tatimore të tatimit në burim (jo në QKB).
KUJDES! Deklarimi i tatimit në burim nuk rregullon rastet kur jepni me qera mjedise në pronësinë tuaj, të cilat shërbejnë si njësi të mirëfillta akomodimi për turistë (bed&breakfast). Ju keni detyrimin ligjor të regjistroheni pranë QKB si subjekt që ushtron aktivitet tregtar.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Antikorrupsioni kalon në sitë sektorët më me risk, ekspertët: Kujdes me prokurimet, koncesionet dhe tatimet! (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:54
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor, 21:03
-
Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni të dhënat e llogarive bankare
3 Dhjetor, 14:45
-
Shtyhet kompensimi i pronarëve, drafti: Afati për shqyrtimin deri në 2027, për paratë deri 2028
3 Dhjetor, 07:48
-
Të pasigurt për pronën dhe strehimin, shqiptarët renditen të pestët në Europë! Nga mungesa e parave te mosmarrëveshjet me familjen
2 Dhjetor, 08:51
-
Komisioni Antikorrupsion në ‘lupë’ edhe problemet me pronat! Gogu për Report TV: Dixhitalizim! S’ka nevojë për ndryshime ligjore
1 Dhjetor, 14:05
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Tatimet: 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më 20 nëntor
7 Nëntor, 13:15
-
Qindra portale 'fantazmë' në Shqipëri, Braçe: Dezinformojnë! Duhet një regjistër me çdo të dhënë të tyre
6 Nëntor, 15:29
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18
-
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Nëndeklarimi të luftohet me politikë të fortë, jo me aksione të përkohshme! Të ulet TVSH-ja e produkteve ushqimore
28 Tetor, 11:30
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor, 10:46