Tatimet: Ja si veprohet për shtyrjen e pagesave të qirave (VIDEO)

Drejtoria e Tatimeve ka bërë ditën e sotme një njoftim, duke dhënë hollësitë e përfitimit lidhur me shtyrjen në pagesën e qirave nga tri kategori qytetarësh dhe subjektesh.

Në zbatim të Aktit Normativ të datës 2 prill, theksojnë Tatimet, janë tri kategori përfituesish:

Së pari, janë qiramarrësit individë të cilëve u është pezulluar/zgjidhur kontrata e punës si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga Covid-19 dhe kanë kontratë qiraje ose çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës – qiramarrës;

Së dyti, janë qiramarrësit studentë të cilët kanë një kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës– qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë;

Nga ana tjetër, Akti Normativ përfshin edhe persona fizikë/juridikë me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19.

Si do të aplikojnë përfituesit që të mundësojnë shtyrjen e pagesave të qirave?

Sipas Tatimeve, Individët qiramarrës dhe studentët qiramarrës, duhet të aplikojnë në adresën e e-mail [email protected], në rastet kur marrëdhënia midis palëve është Individ me Individ ose 2 kur marrëdhënia midis palëve është Individ me Tatimpagues. Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës së qirasë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktuale.

Personat fizikë/juridikë të regjistruar, duhet të aplikojnë në llogarinë e tyre në e-filing, tek menuja ‘’Çështjet e mia’’, kur marrëdhënia midis palëve është Tatimpagues me Tatimpagues ose edhe kur marrëdhënia është Tatimpagues me Individ. Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës noteriale të qirasë.

Qiramarrësit përfitues, të cilët kanë ankesë për moszbatim të Aktit Normativ nga ana e qiradhënësit, pasi të kenë plotësuar të gjithë procedurën më sipër, mund të dërgojnë një e-mail në adresën [email protected] , duke përshkruar arsyen e ankesës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bes: 04/04/2020 19:03

    Drejtoria tatimeve ben mire qe mos meret me punet qe ben noteri e qe regullon ligji. Drejtoria tatimeve tju nis shkres zyrtare gjith bizneseve qe mbyllen qe te fillojn proceduren per teheqjen e fondit te emergjences dhe te gjith te tjerve qe ju lejohet puna tju dergoj nje SMS sepse e ka kollaj se i ka nr e telefonit per cdo nipt aktiv qe te eleminoj milicin qe po turet neper binznese ku ju bej presion jo lejohet jo nuk lejohet se po vendosin gjoba dhe po bejn presion ne kundeshtim me ligjin dhe kunder te drejtave te njeriut. Meruni me punet qe keni pergjegjsi dhe urgjent. Kush lejohet te njoftohet. Mos nxirni urdhra qe interpretohen nga policia sipas qefit. Ate qe se lejon njoftoje zyrtarisht sepse ne te kundert i heq te drejten e perfitimit sepse neser i thua qe biznesi jot lejohej pse ske punuar eshte pergjejsia jote dhe i heq te drejten e perfitimit nga demi qe po i krijoni me bllokim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë