Tatimet: Kanë kaluar në status pasiv 42.580 subjekte private

Tatimet: Kanë kaluar në status pasiv 42.580 subjekte private

Numri i bizneseve që kanë kaluar në status pasiv nga fillimi i janarit 2015 deri në 26 prill 2018 është 43.580, sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, të cilët kanë të publikuar listën e kompanive që kalojnë më status pasiv.

Lista përditësohet çdo ditë dhe në të përfshihen të gjithë ato subjekte që nuk ushtrojnë më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; nuk dorëzojnë deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; deklarojnë në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar.

Sipas viteve, në 2014-n kaluan në status pasiv rreth 24 mijë subjekte, por në atë kohë Tatimet po bënin pastrimin e regjistrit, duke kaluar në status pasiv bizneset që kishin vit që kishin mbyllur aktivitetin. Numri i tyre u reduktua ndjeshëm në 2015-n, në vetëm 4.190 periudhë që korrespondon me aksionin antiinformalitet, ku vetëm në tre muajt e fundit të vitit u regjistruan rreth 30 mijë subjekte, përfshirë edhe fermerë.

Kurse numri i subjekteve që kaluan në status pasiv në 2016-n kërceu në 22.653. Mbylljet vijuan edhe në 2017-n, me rreth 12 mijë biznese që kaluan në status pasiv. Ndërsa nga 1 janari 2018 deri në 26 prill, numri i bizneseve të mbyllura është 4.757.

Po ndërsa shumë biznese mbyllen, të tjera hapen çdo vit. Sipas informacionit zyrtar të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në vitin 2015 u regjistruan 39.600 biznese, që përkon me regjistrimin e tyre si rrjedhojë e aksionit antiinformalitet dhe fermerëve. Në 2016-n, subjektet e reja ranë në 19 mijë, ndërkohë që u mbyllën 22.600 sipas tatimeve, pra me një ulje neto prej 3500 subjekte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë