Tatimet njotojnë se gjatë kësaj periudhe ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura. Numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht është 2.035 dhe vlera është 1.25 miliardë lekë. Ndërkohë, ka filluar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin. Më shumë se 13.210 tatimpagues kanë përfituar dhe ky proces vijon ende. Si rezultat i tij, shuma e detyrimit të falur është më se 8.6 miliardë lekë dhe përdorimi i kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali është në vlerën e 1.1 miliardë lekëve.
Në të njejtën kohë, njoftojnë Tatimet, strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimin në territor të 11.166 subjekteve, 22% e të cilëve kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar. Janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë katër javëve të para të aksionit 506 punonjës dhe janë mbyllur 3.109 subjekte të paregjistruar në organet tatimore, si dhe për shkelje të tjera si moslëshim kuponi për herë të dytë.
Janë regjistruar gjithashtu 2.941 subjekte të reja dhe janë aktivizuar 645 subjekte.
Në katër javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 8.129 kontrolleve (nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren). Këto kontrolle u shoqëruan me më shumë se 555 milionë lekë gjetje dhe raporti i gjetjeve me penalitete është në masën 73% / 27%.
1.153 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, ku Tirana ka numrin më të madh me 641 subjekte, ndjekur nga Durrësi me 154 dhe Vlora me 93.
Qeveria
Miratohen ndryshime në rrëgullat për koncesionet
Koncesionet në energjetikë që i kalojnë 100 milionë euro nuk do të jepen sipas ligjit në fuqi për partneritetin publik privat, por me procedura më të thjeshtëzuara. Qeveria ka miratuar ndryshimin ligjor, me anë të të cilit përjashton këto investime nga rregullat që duhet të kalojnë normalisht koncesionet. Shkaku kryesor janë procedurat e tejzgjatura kohore që duhet e kalojë një kontratat e partneritetit publik-privat, më shumë se dy vjet. Sipas relacionit shpjegues, mjaft investitorë janë tërhequr për shkak të afateve të tilla.
Në kushtet kur edhe kriza e thatësirës po jep efekte të mëdha me kosto të larta që po shpenzohen për sigurimin e importeve të energjisë, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është vënë në lëvizje për të tërhequr sipërmarrës që të ndërtojnë vepra të reja me fuqi të instaluar mbi 2 megavat, kryesisht hidrocentrale dhe termocentrale.
Investime të tilla pritet të kalojnë rast pas rasti duke u shqyrtuar nga Këshilli i Ministrave.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com