Administrata tatimore njofton se ka realizuar nga viti 2025 deri në fund të qershorit të këtij viti kontrollin e 129 individëve të pasur, me risk të lartë për mosdeklarim të të ardhurave.

Nga kontrollet e kryera tatimet thonë se janë gjetur 770 mijë euro të padeklaruara, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Kontrolli i individëve me pasuri të larta i ndërmarrë në kuadër të  Agjendës së Reformave synon auditimi i 200 individëve deri në fund të vitit 2026.

Ndërkohë tatimet njoftojnë se veç 129 individëve që janë kontrolluar, vijojnë hetimet edhe për 144 individë të tjerë, kontrolle të nisura përgjatë këtij viti.

Administrata tatimore thotë se kontrollet bazohen edhe në të dhëna të palëve të treta, me qëllim identifikim e të ardhurave dhe pagimin e detyrimeve të plota.