Drejtoria e Tatimeve njofton se 30 dhjetori është dita e fundit e zbatimit të Ligjit të Faljes, ndërsa administrata tatimore do punojë me orar të plotë.

Njoftimi i Tatimeve
30 Dhjetori 2017 dita e fundit e zbatimit të Ligjit të Faljes, administrata tatimore punon me orar të plotë. Të nderuar tatimpagues,  Ju kujtojmë se data 30 Dhjetor 2017 është dita e fundit e zbatimit të Ligjit nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore”, për këtë qëllim adminsitrata tatimore do të punojë me orar të plotë zyrtar në të gjithë territorin.

Administrata Tatimore ju fton të shfrytëzoni mundësinë e fundit për të përfituar nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, duke paguar më parë detyrimin tatimor (principalin e tatimit).

dy.b/shqiptarja.com