Tatimet: Si të deklaroni librat e shitjes dhe TVSH gjatë periudhës tranzitore të fiskalizimit

Tatimet: Si të deklaroni librat e shitjes dhe TVSH gjatë periudhës tranzitore të fiskalizimit

Procesi i Fiskalizimit fillon prej datës 1 Janar 2021, me transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike B2G. Transaksionet biznese me biznese pa para në dorë fillojnë në korrik dhe procesi më i rendësishëm për transaksionet me para në dorë fillon nga 1 shtatori.

Ky ndryshim vjen në kuadër të Ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” përcakton parimet, rregullat, kriteret, detyrimet, afatet dhe procedurat që duhet të ndiqen nga tatimpaguesit lidhur me lëshimin e faturës, faturës shoqëruese dhe faturës elektronike.

Tatimet kanë publikuar informacionin mbi mënyrën e deklarimit të deklaratës së TVSH-së, librave të shitjes/blerjes dhe faturave për periudhën tranzitore 1 janar – 31 Gusht 2021.

Fatura elektronike e shkëmbyer nëpërmjet Platfomrës Qendrore të Faturave do të jetë dokumentacion i vetëm, i vlefshëm, tatimor për furnizimet e marra.

SI DO TE BEHET DEKLARIMI

Ligji Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” përcakton parimet, rregullat, kriteret, detyrimet, afatet dhe procedurat që duhet të ndiqen nga tatimpaguesit lidhur me lëshimin e faturës, faturës shoqëruese dhe faturës elektronike.

Procesi i Fiskalizimit fillon prej datës 1 Janar 2021, me transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike B2G (nenit 2, gërma b, dhe nenit 48, pika 2/a, i ligjit të sipërcituar).

Fatura elektronike e shkëmbyer nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave do të jetë dokumentacion i vetëm, i vlefshëm, tatimor për furnizimet e marra.

Të gjithë tatimpaguesit që do të përfshihen në Fiskalizim, duhet të:

Pajisen me çertifikate elektronike nga Agjensia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Çertifikata elektronike është një nga elementët e domosdoshëm që siguron përdorimin e portalit të faturës elektronike dhe kryerjen e veprimeve me të. Tatimpagues: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691

Ent publik: https://e albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14485

Të sigurojne lidhje të vazhdueshme interneti në vendin e lëshimit të faturave elektronike (përveç rasteve të parashikuara ku është e pamundur)

Aksesojnë Platformën Qëndrore të Faturave duke përdorur kredencialet e aksesit nëpërmjet E-Albania, në adresën: https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care

Të sigurojnë pajisje elektronike

Për tatimpaguesit e përfshirë në B2G evidentohen 2 raste:

Tatimpaguesi, përveç transaksioneve me ente publike kryen edhe transaksione të tjera. Veprimet që duhet të kryejë tatimpaguesi, sipas transaksioneve, janë:

– Të fiskalizojë faturën që lëshon për G (ent publik) nëpërmjet Platformes SelfCare ose Software.

– Të fiskalizojë faturën që lëshon për B (në rastin e një biznesi të fiskalizuar) nëpërmjet SelfCare ose Software.

– Të lëshojë fature nga blloku i TVSH-se (ose blloku i thjeshe model 4) për B (në rastin e një biznesi të pafiskalizuar), për transaksione JO CASH.

Të lëshojë faturë për transaksionet CASH:

Nëse transaksioni CASH kryhet midis dy subjekteve, tatimpaguesi mund ta fiskalizojë faturën (pasi nuk është i nevojshëm pranimi i faturës nga Blerësi).

Në këtë rast nuk ka nevojë që të lëshojë faturë nga blloku i faturave, pasi fatura ka kodin QR. Fatura e fiskalizuar do të deklarohet në librin e shitjeve si deri më sot, duke vendosur si numër serial NIVF.

Nëse transaksioni CASH kryhet me blerës të panjohur C(konsumatorë

finalë), shitja ditore përmblidhet me 1 faturë. Deklarimi në librin e Shitjeve do

të përshkruhet si Shitje ditore.

– Të deklarojë Librin e shitjes nëpërmjet e-filing, duke e upload-uar si file excel.

Tatimpaguesi kryen transaksione vetëm me entet publike, pra lëshon vetëm fatura elektronike për entet publike. Veprimet që duhet të kryej tatimpaguesi janë:

Të lëshojë fature nëpërmjet Portalit Selfcare ose Softiware dhe t’a fiskalizojë atë.

Të deklarojë librin e shitjes nëpërmjet e-filing, duke e upload-uar atë, deri në periudhën Gusht 2021

Kujdes!

Dorëzimi i Deklaratës së TVSH-së dhe librave të Shitjes dhe Blerjes nuk do të ndryshojë, pra do të kryhet nëpërmjet E-filing, deri në periudhën Gusht 2021, duke i plotësuar manualisht kutizat sipas llojit te transaksioneve. Prej periudhës Shtator 2021 librat e shitjes dhe Blerjes sid he deklarata e TVSH-së do të parambushen me të dhënat e faturave të lëshuara nga sistemi i Fiskalizimit.

Entet publike duhet të:

– Pranojnë fature vetëm në formë elektronike e-faturë, nëpërmjet portalit Selfcare ose Softiware

– Të lëshojnë faturë në formë elektronike, e-faturë për transaksionë G2G (pra kundrejt një enti tjetër publik) dhe t’a fiskalizojnë atë

Faza e dytë e Fiskalizimit zbatohet prej datës 1 Korrik 2021, dhe përfshin transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve, detyrimin për lëshim të faturës elektronike dhe shkëmbimin e saj nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.

Faza finale do të zbatohet për transaksionet me para në dorë prej datës 1 Shtator 2021.

Për informacion të detajuar dhe të përditësuar mund të vizitoni menunë e dedikuar:

https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi / Marrë nga Monitor

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur