TIRANE- Për të gjithë qytetarët që përfitojnë mbi 2 milionë lekë në vit, sot është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave. Ligji i Tatimit mbi të ardhurat përcakton 30 prillin si afatin e fundit për dorëzimin e deklaratave nga ana e këtyre subjekteve që tatohen me 15%. “Dorëzimi i deklaratës individuale vjetore bëhet jo më vonë se data 30 prill e vitit që pason periudhën tatimore për të cilën bëhet deklarimi. Përjashtimisht, nga ky afat vetëm për vitin tatimor 2011, deklarata dorëzohet deri në datën 30 shtator 2012.”, përcakton Ligji i tatimit Mbi të ardhurat.
Penalitetet
Kur administrata tatimore konstaton raste të mosplotësimit në kohë të deklaratës vjetore të të ardhurave, zbatohen sanksionet administrative, të përcaktuara në ligjin e procedurave tatimore, për dorëzim. Këto procedura parashikojnë gjobë deri 10 mijë lekë për vonesën e paraqitjes së deklaratës vjetore të të ardhurave.
/Shqiptarja.com