Si do të aplikohet për përfitimin e Paketës së Dytë financiare, publikhet formulari i posaçëm nga Tatimet

Si do të aplikohet për përfitimin e Paketës së Dytë financiare, publikhet formulari i posaçëm nga Tatimet

Foto ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton tatimpaguesit dhe individët e interesuar se për ndihmën financiare po punohet intensivisht për të implementuar paketën e ndihmës financiare 2, përfitues të së cilës do të jenë një numër i konsiderueshëm punonjësish të bizneseve të vogla dhe atyre të mëdha.

Aktualisht, subjektet me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, të mbyllura sipas urdhrave të MSHMS, po aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare për punonjësit e tyre dhe ky proces vijon me ritme të larta, si për pranimin e kërkesave, verifikimin e kritereve dhe më pas pagesën e ndihmës financiare në llogaritë bankare të individëve përfitues.

Aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare sipas paketës nr. 2 do të kryhet online, nëpërmjet e-filing, në tatime.gov.al, me anë të një formulari të posaçëm, për plotësimin e të cilit po merren të githa masat e nevojshme që të jetë sa më i thjeshtë, dhe ndërkohë edhe verifikimi i të dhënave dhe kritereve të kryhet me procese të cilat kërkojnë kohë të shkurtër për miratim.

Duke qenë se, aplikimi për ndihmën financiare sipas Paketës nr.2 do të kryhet me Formular të ndryshëm nga ai i Paketës nr.1, dhe do të vlejë për mijëra individë të cilët nuk ishin përfitues sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020.

 “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, për të shmanguar rritjen e numrit të aplikimeve, të mos plotësojnë formularin që aktualisht mund t’i shfaqet në sistem, pasi ai vlen vetëm për përfituesit sipas Paketës nr.1

Në një njoftim të dytë, do t’u informojmë në lidhje me kriteret që duhet të plotësohen dhe mënyren e aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës nr.2”, shkruhet në njoftim.

Administrata tatimore theksoi se mbetet e angazhuar maksimalisht për të ofruar ndihmë dhe informacion për çdo individ apo subjket të interesuar, si dhe për të vijuar në zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare