Me 84 vota, 3 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bledi Cucit nga detyra e Ministrit të Brendshëm.
Në vend të tij është emëruar Taulant Balla. Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim.
Çfarë u votua në seancën e sotme
Raporti i veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2022 votohet me 72 pro, 1 abstenim, 18 kundër
Raporti i veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-SSigurimit të Shtetit për vitin 2022 votohet me 73 pro, 18 kundër, 1 abstenim
Raporti i veprimtarisë së INSTAT për vitin 2022 votohet me 72 pro, 18 kundër, 1 abstenim
Raporti i veprimtarisë së ILDKP dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022 votohet me 72 pro, 4 abstenim, 11 kundër
Raporti i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë votohet me 73 pro, 17 kundër, 1 abstenim
Projektligji ‘Për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pa kthyera” votohet me 73 pro, 17 kundër, 2 abstenim
Projektligj ‘Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë lidhur me një hua koncesionale për programin ‘pëtrmirësimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipërinë Veriore pas tërmetit të vitit 2019’ votohet me 82 pro, 1 kundër, 1 abstenim.
Projektligji ‘Për disa shtesa në ligjin nr.107/2014 ‘për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’ i ndryshuar votohet me 21 pro, 72 kundër, 0 abstenim
Projektligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ne.55/2015 ‘Për investimet strategjike’ votohet me 22 pro, 72 kundër, 0 abstenim.
Lajmi kryesor:
Tensione e debate në Kuvend për ‘arrestimin e Ahmetajt’, nesër seancë e posaçme për kërkesën e SPAK! Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm











