Taulant Balla ironi për takimin Basha-Kryemadhi: E njëjta kasetë...

Taulant Balla ironi për takimin Basha-Kryemadhi: E njëjta kasetë...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook pas mungesës së kryetarëve të dy partive opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Balla ironizon duke thënë se “Luli dhe Monika ngatërruan sallën e mbledhjes”, duke iu referuar takimit të përbashkët mes krerëve të PD dhe LSI në mesditë.

Reagimi i plotë i Taulant Ballës në facebook:
Kur tre vite më parë dakordsuam me opozitën ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe për t’ia besuar drejtimin e këtij Këshilli opozitës shqiptare, ne kishim parasysh angazhimin e përbashkët se do të mundohemi të arrijmë që të krijojmë në këtë Këshill një mjedis, ku flitet për problemet e mprehta të integrimit, për sfidat e mprehta të shoqërisë sonë dhe të politikës që na imponohen nga procesi historik i integrimit, duke lënë mbrapa derës të gjithë klimën, që në fakt, nuk i përshtatet shumë frymës së integrimit, siç është klima e Parlamentit çdo të enjte.

Por opozita duket se ngatërroji edhe në këtë rast sallën e mbledhjes, siç bëri Luli dhe Monika në pasdrekën e sotme. Në fakt Genci, Jorida, Flamuri, Petriti, Tritani etj thjeshtë vijuan mbledhjen e PD-LSI, pa ditur se ishin në një takim tjetër. E njejta kasetë.

Opozita flet për kushte dhe mosarritje, kur Komisioni Europian paralajmëron rekomandimin për hapjen e negociatave pa kushte.

Opozita ankohet pse “luftën kundër korrupsionit” ia kemi besuar “drejtësisë”.

Po kujt tia besojmë?!

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim