Në një mbledhje të përbashkët të Partisë Demokratike, me partitë e tjera opozitare të koalicionit të djathtë me në fokus integrimin e Shqipërisë në BE, kreu i PD-së Lulzim Basha, deklaroi qëndrimin e unifikuar të opozitës.
Basha tha se opozita kërkon nga BE-ja që t’i japë Shqipërisë dhe shqiptarëve shansin e nisjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit, në mënyrë që t’i shpëtojë nga qeveria e Edi Ramës, që sipas Bashës është një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe atë të vendeve të BE-së, për sa i takon trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe “eksportit” të emigrantëve.
Basha tha se integrimi evropian i vendit është i kërcënuar, për shkak të mospërmbushjes së kushteve të vendosutra nga KE dhe vendet anëtare. Kushte që sipas Bashës nuk po përmbushen si rezultat i rekordeve kriminale korruptive të mazhorancës.
Rikonfirmoj në emër të PD dhe koalicionit opozitar, qëndrimin tonë të qartë dhe pa ekuivoke, të cilin ja kemi komunikuar edhe institucioneve evropiane. Kërkojmë dhe kemi kërkuar hapjen e negociatave. E them me bindjen e thellë se hapja e negociatave, është dalje nga udhëkryqi i rrezikshëm ku ndodhemi sot. Kemi shpalosur me forcë qëndrimin tonë. Moshapja e negociatave do të ndëshkojë shqiptarët e ndershëm, do të pengojë arritjen e standardeve dhe plotësimin e 5 kushteve dhe do të ndihmojë klikën në pushtet, të konsolidojë pushtetin e krimit, të devijojë reformën në drejtësi, të shkatërrojë plotësisht ekonominë kombëtare, duke e kthyer atë në një ekonomi të drogës, duke dëmtuar kontributin e BE dhe SHBA në 27 vite.
Ka një njeri që është i interesuar për moshapjen e negociatave, që kërcënon me skenare ruse, kineze, turke, por që sjep llogari pse Shqipëria është në krye të listës së zezë për krimin e organizuar.Sepse ish-ministri i Brendshëm i Ramës, njeriu i ngarkuar në zgjedhjet e 2017, në Dibër në 2016, në 2015, si dhe më 2013, i akuzuar drepërdrejt si ndërlidhësi me grupet e krimit të organizura për shit-blerejn e votës. Njeriu i faktuar nga partnerët italianë, si njeriu i përfshirë në trafikun e marijuanës me bandën Habilaj, vazhdon të mos dalë para drejtësisë, sepse e ka mbrojtur imuniteti parlamentar.
Kriteri i parë dhe kryesor është lufta kundër krimit dhe drogës, të cilat jo që s’kanë njohur progres, por vazhdojnë të përbëjnë rrezikun numër një, eksportin kryesor drejt Italisë dhe vendeve të BE-së dhe janë kërcënimi numër një për sigurinë e vendeve partnere.
Në vend që të luftojë krimin, Edi Rama përpiqet nga mëngejsi deir në darkë t’i shpëtojë njerëzit e inkriminuar, që nga droga e Maminasit, e deri te Sajmir Tahiri.Ai vazhdon presionin për të mos nisur hetim ndaj Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, të faktuar për lidhjet me krimin e organizuar për shit blerjet e votave në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.
Problemi numër një i vendit sot ëahtrë autokracia, i gjithë pushteti sot është në duart e Edi Ramës.
Edi Rama kontrollon mediat, ekonominë, qeverisjen vendore dhe qendrore, gjyqësorin dhe Prokurorinë.
Është një sundim oriental i inkriminuar dhe korruptuar.Detyra e opzitës është të vazhdojmë të denoncojmë çdo ditë aferat kriminale, në mënyrë që 3 milionë shqiptarë të mos mbeten peng i 10 qeveritarëve, oligarkëve dhe kriminelëve të korruptuar.
Kriteri kryesor për integrimin është vënia para drejtësisë e Sajmir Tahirit, dhe kryebashkiakëve e ministra e tjerë të lidhur me krimin.
S’mund të fshihet Edi Rama pas Alket Hysenit, i cili duhet të hetohet për tjetërismin e mijëra hektarëve në bregdet. Është Edi Rama që ka firmosur për ndërtimin e paligjshëm në këto troje.I kërkojmë drejtësisë të bëjë punën e saj të pavarur, e pandikuar nga axhenda e Edi Ramës.
Në funksion të kësaj axhende kriminale dhe korruptive, Edi Rama ka gënjyer BE-në, kur tha se si rezultat i Vettingut janë larguar 17 gjyqtarë e prokurorë, kur rezulton se vetëm 6 të tillë janë larguar, të tjerët kanë dalë në pension ose i ka mbaruar mandati.
Jemi për zbatimin e plotë dhe pa vonesa të reformës, siç e kemi votuar në korrikun e 2016.Raporett e fundit e rendisin Shqipërinë mes 20 vendeve më të korruptuara në botë.
FMN tha fare qartë atë që është shqetësimi ynë kryesor, nga faza e kanabisit, kemi kaluar nga faza e heroinës dhe kokainës, dhe pastrimi i parave të pista.Kjo është faza më e avancuar e sundimit kriminal në vend, sepse ndikon drejtpërdrejt te ekonomia e shqiptarëve.
Investime të huaja dhe të brendshëm nuk ka. Vitin e fundit u larguan 800 milionë euro.Me Ramën Shqipëria ekpsorton vetëm krim, drogë dhe emigrantë. Ky është gogoli që tremb Evropën dhe kjo prrallat që tregon Edi Rama.
Në tepsinë e Edi Ramës, njerëzit hiqen dhe ngarkohen në punë, jo për vlerta e tyre, por si ushtarë partiakë.
Zgjedhja e lirë është asgjësuar nga Edi Rama, që kulmoi me zgjedhjet e vitit të kaluar, ku 20% e shqiptarëve kanë pranuar shit-blerjen e votës.
E kemi denoncuar me fakte dhe shifra, tërësinë e aferave korruptive dhe kriminale.Jemi gati t’i japim Shqipërisë zgjidhje. Kërkojmë hapjen e negociatave, si akt shpëtimi dhe ndihme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Opozita ka qëndrim të unifikuar për këtë. Kemi një plan konkret veprimi për kapjen dhe vënien para drejtësisë të peshqve të mëdhenj, luftën kundër drogës, zbatimin e reformës në drejtësi, çlirimin e ekonomisë nga kthetrat e krimit.
Fjala e mbajtur nga kreu i opozitës Lulzim Basha
Besoj e ka seriozisht ky pjella eme.
PërgjigjuMe duket si mbledhje pushtash.
PërgjigjuTashti qe dha urdhër Basha me Baxh....me siguri qe brenda javës qe vjen BE do hape negociatat me Shqipërinë se nuk eshte shaka kur vendosin këta liderë me çizme,,,
PërgjigjuZ.Basha kesaj i thone si kofini pas te vjeli.
Përgjigju