Taulant Balla i kërkon që OFL-së të sekuestrojë pronat e Jamarbër Malltezit: Ka grabitur kompleksin Partizani, u bë super-milioner në mënyrë të paligjshme

Taulant Balla i kërkon që OFL-së të sekuestrojë pronat e Jamarbër Malltezit: Ka grabitur kompleksin Partizani, u bë super-milioner në mënyrë të paligjshme

Taulant Balla dhe Jamarbër Malltezi

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, kërkon që Operacioni Forca e Ligjit (OFL-ja) të sekuestrojë pronat dhe pasurinë e Jamarbër Malltezit, dhëndrrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e akuzon se  ka grabitur ish-kompleksin “Partizani” në Tiranë.

"Forca e Ligjit nuk mund të vonojë hetimin e pasurive të vendosura nga korrupsioni, ndikimi i paligjshëm dhe abuzimet me pasuritë e shqiptarëve. Fillimi i hetimeve të pavarura për ish-kompleksin “Partizani”, privatizimin e tij me një vlerë qesharake sa një hyrje apartamenti 2+1 në atë zonë, ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, shpërdorimin e detyrës së zyrtarëve të përfshirë dhe vepra të tjera penale. Sa pronarë të ligjshëm ka në Shqipëri që nuk u janë kthyer pronat e tyre, ndërkohë që Sali Berisha i dha këtë super pronë dhëndrit të tij?

Në vitin 2012 kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Pas shtatë vitesh grabitësit hoqën maskat dhe vetëm me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës është tashmë pronare e 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë Eurosh.

Asokohe qeveria e Sali Berishës e privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Në kohë rekord nga tetori i vitit 2008 deri në dhjetor të atij viti Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami, anëtar i qeverisë së vjehrrit të Malltezit, përfundoi të gjitha procedurat për kalimin e pronësisë së tokës dhe shitjen e hotelit gjigant dhe ndërtesave me 100 milionë lekë të vjetra.

E kam denoncuar këtë akt të të rëndë korruptiv në atë kohë për disa javë rrjesht, duke publikuar të gjithë dokumentacionin. Madje mu desh të përballem me salinjtë edhe ne Gjykatë për këtë dosje korruptive", shkruan  Balla.

Sipas tij në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, me kontribut 35 mijë lekë/

" Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, me kontribut 35 mijë lekë. Jamarbër Malltezi i ka blerë këto aksione në 23 janar të vitit 2014, pra shumë më herët sesa regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ai nuk e ka regjistruar kontratën në QKB, për të qëndruar i fshehur si ndërtues. Kompania “Homeplan” në bashkëpunim me “Kontakt” kanë aplikuar për një leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish Kompleksit Partizani, pas Inxhinierisë së Ndërtimit. Leja zhvilliore është zbardhur nga Bashkia e Tiranës me firmën e Lulezim Bashës më 18 gusht 2013 dhe vetëm pas 6 muajsh pas nisjes së punimeve, Jamarbër Malltezi futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi. Në këtë mënyrë nga një pronë prej 144 metrash tokë, Jamarbër Malltezi u bë pronar i më shumë se një të tretës të një kompleksi pallatesh me vlerë mbi 20 milionë euro. Kaq e thjeshtë ishte që nga një grabitje e kompleksit “Partizani”, sot berishët me dhëndurë e kompani janë super-milionerë në mënyrë të paligjshme", shkruan më tej Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eni: 28/10/2020 07:54

    Hajduti bertet, kapeni hajdutin. Ky Tao ben sikur eshte ne opozite dhe nuk e kopsit dot dosjen ketij Malltezit.

    Përgjigju
  • Zani: 28/10/2020 01:53

    ARRESTOJENI KETE PENDEHO.QEROS.......

    Përgjigju
  • Iris: 28/10/2020 01:39

    Shumica e pronave e ndertesave publike me te mira ne Shqiperi u privatizuan keshtu ,ose ngjashmerisht ne keto 30 vjet ,duhet bere nje hetim me I gjere,kush ,si,sa kujt.Do jete nje hetim shume interesant.Sa per klanin Berisha ,duhet patjeter te behen hetime dhe te jepen shpjegime,per shume gjera e ngjarje,por kam nje sugjerim per ju z.Balla:Nuk ju takon VETEM juve te merreni me klanin Berisha,pasi duket si inat personal.Lerini dhe te tjeret te bejne akuza dhe hetime.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 27/10/2020 19:55

    Keta duhen rjepur te gjalle

    Përgjigju
  • Njoni: 27/10/2020 17:40

    Pse cfar do bëj OFL-ja, ndonjë mrekulli? Cfar ka bo deri sot? Aty duhet XHAXHI t'nxjerri ujin e zi duke e fillu me ty Taulanto e ta vazhdoi me të gjith maskarejt hajdutë në kuvend në drejtësi në "art e kulturë" në mjekësi në arsim e në cdo fushë të jetës, me pak fjalë njëlloj si në 1945

    Përgjigju
  • vlora: 27/10/2020 17:38

    Jo gam gam Taulant.Grate e lagjes zihen keshtu .Burat e shtetit pergatisin dosjen dhe e cojne ku duhet.Juristet i ke beje dosjen te kopsitur coe ne SPAK jep dhe nje komunikim me gazetaret para godines dhe je ne regull .BLA BLAT NA I LER NE POPULLIT QE SKEMI GJE NE DORE

    Përgjigju
  • Fshati: 27/10/2020 17:10

    Pse ? Çfare ka bo vaki ? A po do me u nda me Argiten ? Apo s'po e ndan fitimin mire ?

    Përgjigju
  • ymeri: 27/10/2020 17:01

    PO CFARE PRET NGA maloket o taulant,,,,ky eshte modeli i tyre,,,vjedhje,,grabitje dhe ndertime te paligjshme....

    Përgjigju
  • haha: 27/10/2020 16:54

    hahaha o palla, po pronat e tua ne labinot mo kur do i sekuestrojme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar