Taulant Balla: Pse SHQUP-i
nuk flet për votimin elektronik?

Taulant Balla: Pse SHQUP-i<br />nuk flet për votimin elektronik?
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka thumbuar PD-në sepse tani nuk po flet më për votimin elektronik, të cilin e kërkonte me ngulm.
 
Sipas tij, opozita u fut në çadër sepse i trembet vettingut. Në një postim në profilin tij në Facebook, Balla tregoi se edhe Franca e ka braktisur votimin elektronik. “Shqupi hyri në çadër gjoja për të kërkuar votimin elektronik.
 
 
Por tashmë të gjithë e kanë kuptuar se çadra u ngrit kundër vettingut dhe votimi elektronik tashmë nuk përmendet prej tyre.
 
Duan të mbajnë në punë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, duke gënjyer shqiptarët e papunë.
 
Hajdeni ju o të papunë të mblidhemi në çadër, thërret Lulzim Basha dhe Sali Berisha, se vettingu do na heqë nga puna ca miq tanët gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.
 
Duan të sabotojnë integrimin europian të Shqipërisë, hapjen e negociatave, duke bllokuar vettingun, për hir të pazarit me ca gjyqtarë dhe prokurorë, në dëm të mundësive të reja që afrimi me BE u jep shqiptarëve.
 
Pse çadra nuk flet më për votimin elektronik? Edhe Franca hoqi dorë pak ditë më parë nga votimi elektronik, për shkak të rrezikut të ndërhyrjeve kibernetike. Në Maj dhe në Qershor Franca ka zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
 
Autoritetet franceze që merren me organizimin e procesit zgjedhor kanë vendosur të heqin dorë nga votimi elektronik për shkak të rrezikut të ndërhyrjeve kibernetike, duke u rikthyer ne format tradicionale të votimit
”-thotë Balla ndër të tjera.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët