Balla takohet me zyrtaren e lartë të DASH: Mirënjohje për mbështetjen në reformimin e sistemit të drejtësisë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Michele J. Sison, zyrtare e lartë e DASH
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e SHBA në rrugën e transformimit radikal të Shqipërisë, veçanërisht në reformimin historik të sistemit të drejtësisë.
Këtë Balla e bëri me dije sot gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Michele J. Sison, Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare.
"Kjo mbështetje është dhënë përmes trajnimeve për të rritur kapacitetet e institucioneve dhe ekspertizën më të mirë në përmirësimin e hetimit dhe ndjekjes penale të krimeve, si dhe paralelisht përmes mbështetjes për ofrimin e shërbimeve të drejtpërdrejta për viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit", deklaroi ministri shqiptar.
Ministri i Brendshëm shprehu mirënjohjen edhe për mbështetjen bujare dhe vendimtare të Shteteve të Bashkuara për vendin tonë, sidomos në fushën e bashkëpunimit dhe asistencën e agjencive ligjzbatuese shqiptare, ofruar nga agjencitë ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara, si ICITAP, Opdat, DEA.
"Ne jemi gjithashtu krenarë për angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik dhe presim të thellojmë miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet nesh në fushën e sigurisë", nënvizoi Balla.
Zyrtarja e lartë amerikane e përgëzoi Ministrin Balla për qasjen proaktive të Shqipërisë në adresimin e trafikimit të qënieve njerëzore, i cili reflektohet edhe në raportin e sapopublikuar. Ajo tha se Shqipëria dhe SHBA janë model i bashkëpunimit të sukseshëm dhe efikas.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
79.1%
-
Lindshmëria
17.1%
-
Vdekshmëria
3.8%
Vota total: 1623
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hill: Dialogu Prishtinë-Beograd, duhet përpjekje e vërtetë për progres
29 Qershor, 12:10
-
Kush mund ta zërë vendin e Joe Biden? Harris, Newsom, Whitmer dhe sugjerimi i përjetshëm Michelle Obama
29 Qershor, 09:58
-
Kreshnik Spahiu: Ju tregoj se si funksiononte Drejtësia në kohën e Berishës dhe pse SHBA-të e izoluan!
29 Qershor, 09:15
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, 'New York Times' i kërkon Bidenit të tërhiqet nga gara
29 Qershor, 08:19
-
'Nuk debatoj më aq mirë si dikur!' Biden pranon mangësitë, por deklaron: Trump do ta shkatërrojë demokracinë tonë unë do ta mbroj
29 Qershor, 07:05
-
U kritikua për debatin e dobët me Trump, Obama mbështet Biden: Netë të këqija në debat ndodhin
28 Qershor, 22:43
-
Demokratët në panik nga paraqitja e dobët e zotit Biden në debatin e parë presidencial
28 Qershor, 16:50
-
Shkruhet historia në NBA, LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre
28 Qershor, 15:39
-
E pabesueshme, gropa gjigande hapet mes fushave të futbollit (VIDEO)
28 Qershor, 11:36
-
Balla me Kryetarin të Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, bëjnë bashkë shqiponjën
28 Qershor, 08:35
-
Debati i parë presidencial Biden- Trump i mbushur me gabime! Presidenti akuzon rivalin për pagesat ndaj aktores pornografike, ish-Presidenti i kujton të birin e dënuar
28 Qershor, 07:21
-
Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë
27 Qershor, 20:56