Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar për kryetarin e grupit parlamentar ku kandidat i vetëm është Taulant Balla.

Mësohet se grupi parlamentar ka votëbesuar Taulant Ballën si kryetar të grupit. Nga 70 të pranishëm 69 votuan pro dhe 1 kundër
 
Pak kohë më parë teksa kryeministri Rama prezantoi qeverinë Rama 2 propozoi deputetin Balla si kryetar të grupit parlamentar.

Taulant Balla do të zëvendësojë ish kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçi  i cili është zgjedhur nga kryeministri Rama për të drejtuar Kuvendin e Shqipërisë. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com