Taulant Stërmasi zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Atletikës

Taulant Stërmasi zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Atletikës

Taulant Stërmasi

Federata Shqiptare e Atletikës ka zhvilluar sot Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore dhe sipas votimit është zgjedhur Taulant Stërmasi si presidenti i ri me një mandat 1 vjeçar. Në garë për kreun e kësaj federate ishin edhe Ferdinand Canaj dhe Artan Shyti.

Në raundin e parë të votimit nga 17 anëtarë të mandatuar prej klubeve, Stërmasi mori 8 vota, Canaj 6 vota dhe Shyti 3 vota, duke berë që të votimi të shkonte në balotazh, ndërsa në garë mbetën vetëm Stërmasi dhe Canaj. Në raundin e dytë të votimit, Taulant Stërmasi mori 10 vota, kundrejt 7 votave të Canajt, duke u zgjedhur kështu president i Federatës Shqiptare të Atletikës.

Stërmasi do të jetë në krye të federatës për një vit, pasi në 2024-ën përfundon cikli olimpik dhe të gjitha federatat do t’u drejtohen zgjedhjeve të reja, me drejtuesit që do të kenë mandat 4-vjeçar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • per sport te ndershem: 20/05/2023 12:27

    urime per postin e ri landi te shpresojme qe atletika te mos kthehet me prapa me mashtrime dhe trukime nga me te ndryshmet ku resultatet ketu ne vend nuk perkonin me rezultatet e atleteve ne evenemente o nderkombetare me qellim karreirist te ish sekretarit te federates gjergj rruli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)