LIEGE- Tjetër arratisje e bujshme nga burgu për Taulant Tomën. Shqiptari 29 vjeçar i akuzuar për grabitje në Itali ka arritur të arratiset nga burgu i Lantin pranë Liege, në Belgjikë, ku qëndronte në pritje të ekstradimit drejt Italisë.
Mediat belge dhe italiane e kanë cilësuar “akrobat”, “ufo”, “mjeshtri i arratisjes” apo “hajduti i Parmës”, duke pasur parasysh se kjo është arratisja e tretë e tij nga burgu, por dhe për mënyrën se si kishte arritur të largohej mbrëmjen e së shtunës nga burgu belg.
Arratisja e tij dëshmon qartë rrjetin e mirëorganizuar brenda dhe jashtë hekurave që ka pas shpatullave të tij, Taulant Toma i dënuar për një sërë vjedhjesh në Itali.
Tani shqiptari është personi më i kërkuar në Belgjikë por edhe në të gjithë Europën.
ARRATISJA TE SHTUNEN NGA BURGU BELG
Taulant Toma u arrestua më 11 shtator 2013 në qytetin Liege të Belgjikës për llogari të drejtësisë italiane. Ndërkohë që pasditen e së shtunës 14 dhjetor 2013, rreth orës 16:00, 29 vjeçari arriti të arratisej me ndihmën e të dënuarve si dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm.
Mediat belge shkruajnë se Toma është ndihmuar nga 3 persona të armatosur të cilët kishin marrë peng një roje jashtë burgut.
Sipas prokurorisë brenda burgut ndodhi shpërthimi i një paisjeje të bërë prej qelqi, e cila i ka hutuar të gjithë rojet. Pastaj
bashkëpunëtorët e tij brenda në burg kanë krijuar një piramidë njerëzore, (hipur mbi njëri- tjetrin) duke ndihmuar Tomën të kapërcejë murin.
Më pas 29 vjeçari ka përdorur aftësitë e tij fizike prej atleti për të kapërcyer telat me gjemba, ndërsa tre bashkëpunëtorë të tjerë të armatosur e prisnin në makinë jashtë burgut.
Të arratisurit u larguan me një Opel Astra ngjyrë gri, e cila kishte qëndruar për 16 orë para burgut. Roja i kishte kërkuar shoferit të largohej por është kërcënuar nga personat e armatosur në makinë të cilët e kanë mbajtur peng. Pas arratisjes roja “i kapur rob” u la menjëherë i lirë, pa u lënduar.
Automjeti, me targa të rreme u gjet i djegur në 16 Dhjetor në Cheratte në orën 2am.
KUSH ESHTE TAULANT TOMA
Me nofkën ‘hajduti i Parmës’, ai konsiderohet i rrezikshëm dhe i dhunshëm nga autoritetet lokale italiane.
Arratisja e parë më 9 nëntor 2009 nga burgu i Ternit në Itali. Toma kishte arritur të arratisej duke përdorur një çarçaf. U arrestua më 24 dhjetor 2009, së bashku me 4 shqiptarë të cilët akuzoheshin se kishin grabitur shtatë vila në harkun kohor të një viti në Veri të Italisë.
Arratisja e dytë më 2 shkurt 2013 nga burgu i Parmës ( Itali). Toma u arratis së bashku me Valentin Frrokaj i dënuar me burg përjetë për vrasje.Të dy ia kanë mbathur në mënyrën më klasike, pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe pastaj janë varur me litarë.
Itali, arratisja e shqiptareve
Arratisja e tretë më 14 dhjetor 2013 nga burgu i Lantin në Belgjikë. Në shtetin belg ai u arrestua më 11 shtator 2013.
Toma është i njohur si njëri prej pjesëtarëve të bandës të Ilir Pajës, i njohur ndryshe nga policia italine si “UFO”.
/Shqiptarja.com

Kush eshte Taulant Toma