Rasti i sotëm i arratisjes së Taulant Tomës nga burgu nuk është i vetmi, pasi ai është arratisur edhe më 9 nëntor të 2009 nga burgu i Ternit në Itali.
Policia italiane e arrestoi 29-vjeçarin më 24 dhjetor 2009, bashkë me tre shqiptarë të tjerë nën akuzën e grabitjes së vilave në shtetin fqinj.
Sipas policisë italiane, 4 shqiptarët kishin grabitur shtatë vila në harkun kohor të një viti në Veri të Italisë. Arrestimi i tyre është kryer si rezultat i dy operacioneve të ndryshme të policisë. Aksioni i parë kishte si objektiv kapjen e 29-vjeçarit Toma, i cili mundi të arratisej nga burgu i Ternit duke përdorur një çarçaf, ndërsa bashkë me të ka rënë në pranga edhe bashkëpunëtori i tij, Ergys Cuni.
Policia bën të ditur se në momentin e arrestimit të tyre në provincën Casarile të Milanos, Tomës iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me silenciator, 24 gramë kokainë dhe shumë objekte të vjedhura në vila, si: televizorë, bizhuteri, karta krediti dhe 4 çelësa makinash të vjedhura.
Toma është i njohur si njëri prej pjesëtarëve të bandës të Ilir Pajës, i njohur ndryshe nga policia italine si “UFO”, për shkak se ka arritur të arratiset dy herë nga burgjet italiane.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com