Fiorentina është e vendosur për të blerë mbrojtësin e krahut të djathtë të Bazelit, Taluant Xhaka.

Lojtari i kombëtares shqiptare kërkohet me çdo kusht nga ish-trajneri i tij që tashmë ka marrë drejtimin e ekipit të Seria A, Paulo Sousa.

Kjo pasi shqiptari shkëlqeu në sezonin e fundit në kampionatin zviceran.

“Gazzetta dello Sport”, raporton se transferua është thuajse e mbyllur.

Xhaka luajti 40 takime në të gjitha kompeteticionet gjatë sezonit të kaluar duke tërhequr vëmendje me aftësinë e tij për të dalë në sulm dhe rolin si mbrojtës.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)