Taulant Xhaka zbulon ëndrrën:
Të luaj në një ekip me Granitin

Taulant Xhaka zbulon ëndrrën:<br />Të luaj në një ekip me Granitin<br>
Taulant Xhaka e thotë hapur dëshirën më të madhe të tij: Të bashkohet me vëllain, Granitin, në të ardhmen. Ndërsa thotë se ëndrra e mesfushorit të Arsenal është të kthehet një ditë te Basel. Taulanti, 26-vjeçar, luajti kundër vëllait të tij më të vogël, kur “topçinjtë” u ndeshën me Baselin në Champions League sezonin e kaluar. Të dy ishin vënë kundër njëri-tjetrit në fushën e blertë edhe më parë, në “Euro 2016”, me Xhakën më të madh që përfaqësonte Shqipërinë dhe Granitin, duke luajtur për Zvicrën.

Duke folur ekskluzivisht për “Goal.com”, ylli i Baselit pranoi ambicien e tij për të luajtur së bashku me vëllain e tij në mesfushë, duke mbështetur, gjithashtu, Arsenalin në kapërcimin e situatës kritike aktuale. “Unë dëgjohem me Granitin katër herë në javë, – tha Taulanti. – Ne flasim për gjëra të përgjithshme, jo vetëm për futbollin. Gjithashtu, e bëj këtë edhe për shkak se është në një fazë të vështirë me Arsenalin. Ne shkëmbejmë këshilla, si dhe kritika për të përmirësuar veten. Ai më ndihmon dhe unë e ndihmoj. Ne jemi lojtarë të ndryshëm. Graniti është teknikisht më i fortë se unë, por trajnerët duhet të gjykojnë pjesën tjetër. Nuk është kaq e lehtë për t’i parë lojërat e Granitit, sepse shpesh luaj edhe të shtunën. Kur kam kohë, përpiqem të shikoj çdo lojë, ku luan Graniti”.

Xhaka i kaloi vitet e para në futboll në ekipet e të rinjve të Concordia, para se të shkonte në Basel, ku Graniti, në veçanti, mori një emër për veten e tij si një nga mesfushorët më të mirë në Zvicër. Taulanti kujton disa pika kryesore të kohës së tyre në Basel, së bashku, duke pranuar se shpreson të luajë në të njëjtën skuadër me vëllain e tij, përsëri, një ditë. 

Po, nëse jo tek Arsenal, atëherë ndoshta te Basel, kur të kthehet në Zvicër. Ëndrra ime është të luaj sërish me vëllain tim. Por, nëse kjo ndodh tek Arsenal, ose Basel, nuk ka rëndësi. Unë besoj se ai dëshiron të kthehet në Basel në fund të karrierës së tij, sepse u rrit këtu. Basel është ekipi i tij i preferuar. Kur ka dy ditë pushimi, ai vjen në Basel dhe viziton miqtë dhe familjen e tij. Ekziston një lidhje shumë e fortë”, shprehet Xhaka.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron