TAVË KOSI
Përbërësit:
- 500 gr mish qingji
650 gr kos
3 vezë
50 gr miell
25 gr oriz
100 gr gjalpë
kripë
piper
Përgatitja:
Fillimisht ndajmë mishin në racione dhe e vendosim të ziejë (zakonisht përdorim mish me kocka). Gjatë zierjes së mishit largojmë herë pas here shkumën e krijuar. E provojmë mishin me pirun dhe nëse shpohet e largojmë nga vatra e sobës. Në lëngun e zjerë hedhim orizin dhe e lemë për pak minuta.
Ndërkohë përziejmë miellin me kosin, vezën, kripën dhe piperin. Këtë masë e shtojmë tek lëngu i mishit ku vendosëm dhe orizin. E përziejmë mirë dhe të gjithë masën e kalojmë në një tavë. Shtojmë racionet e mishit dhe gjalpin të prerë në copëza. E vendosim tavën në furrë dhe e lemë derisa të marrë ngjyrë në sipërfaqe.