Tavë lëmi – gatim tradicional
Përbërësit:
- 4 thela mish viçi
- 2 kokrra qepë
- 1 spec i kuq
- 2 lgj gjalpë
- 2 vezë
- 2 gota kos
- 1 gotë lëng mishi
- 1 lgj niseshte
- spec i kuq pluhur
- kripë, piper i zi
Përgatitja:
Mishin e kemi zierë më parë dhe lëngun e mishit e ruajmë. Ndërkohë në një tigan hedhim pak vaj dhe gjalp, I kaurdisim dhe më pas shtojmë qepën dhe I kaurdisim. Në një tas rrahim vezët, niseshten dhe shtojmë kosin dhe i përziejmë së bashku. Ndërkohë në tigan shtojmë specat i kaurdisim pak minuta dhe më pas shtojmë mishin që ziem më parë dhe lëngun e mishit, si dhe erëzat i lëmë të ziejnë për pak minuta, më pas masën e hedhim në një tavë. Mbi tavë shtojmë masën e përzierë me kos dhe vezë. E vendosim në furrë për 180 gradë Celsius dhe pas pjekjes e lëmë të ftohet pak, më pas është gati për servirje.