Tavë me bishtaja në furrë
Përbërësit:
- 1 kg bishtaja
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 domate
- Salcë domate
- Vaj ulliri
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Marrim një tavë, bishtatajt e pastruara më parë i shtrojmë në mënyrë rrethore në mes të tavës që e kemi lënë bosh. Më pas shtojmë qepën e grirë, domatet përsiper, që i kemi prerë kubikë, sikurse dhe salcë me domate që e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e bishtajave, bëjmë spërkatjen me kripë, piper, majdanoz e vendosim në furrë në 180 gradë për rreth 1 orë. Nëse e gatuajmë në tigan është enjëjta procedurë thjesht zierja është me e shpejtë.