Tavë me brokoli dhe lulelakër në furrë

Përbërësit:

  • 400 gr lulelakër
  • 1 brokoli
  • 1 lgj kripë
  • 2 lgj qumësht
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 speca me ngjyra të ndryshme
  • 1 degë domate qershi
  • 150 gr djathë
  • 1 tufë majdanoz dhe kopër
  • 4-5 lugë gjelle vaj
  • 4 kokrra vezë
  • 1 filxhan miell
  • 2.5 filxhanë qumësht
  • 1 lugë çaji kripë

Për salcën:

  • 2 lugë kos ose salcë kosi
  • 2 lugë majonezë
  • 1 thelpi hudhër
  • Pak kopër

Përgatitja:

Ndajmë brokolin dhe lulelakrën në copa. Ziejmë ujë me 1 lugë gjelle kripë dhe 2 lugë qumësht. Vendosim brokolin, e ziejmë për 2 minuta, më pas shtojmë lulelakrën dhe e lëmë 4 minuta. Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën, shtojmë karrotën, hudhrën, specat dhe domatet qershi. I lëmë pak minuta të gatuhen dhe ndërkohë rrahim vezët me kripë, vaj, miell dhe qumësht. Shtojmë majdanoz dhe kopër. Në një tavë vendosim brokolin dhe lulelakrën, shtojmë perimet e skuqura, hedhim sipër masën me vezë dhe miell. E nivelojmë sipërfaqen dhe e spërkatim më djathin e grirë. E vendosim tavën në furrë në 180°C për 40 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën shoqëruese me pak kos, majonezë, hudhër dhe koper.