Tavë me kunguj jeshil
Përbërësit:
- 400 gr kunguj të njomë
- 2 lgj miell
- 3 lgj djathë kaçkavall
- 3 kokrra vezë
- 3 lgj qumësht
- 1/2 tufë majdanoz
- Proshutë të tymosur
- Galetë
- Piper të zi, piper të kuq
- Kripë, arrë moskat
- Vaj bimor
Përgatitja:
Presim kungujt në rrethore, i pudrosim me pak miell dhe i skuqim lehtë në një tigan me vaj. I spërkasim me kripë dhe piper dhe i shtrojmë në një tavë. Mbi shtresën me kunguj vendosim proshutë të tymosur të prerë ne copëza. Rrahim vezët me pak qumësht, kripë, piper, arrë moskat dhe i shtojmë mbi kungujt. E spërkasim sipërfaqen me pak galetë dhe djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.