Tavë me mish viçi dhe pistil
Përbërësit:
4 racione mish viçi
1 kg qepë
2 lgj salcë domate
1 spec i kuq
Pistil
Pak sheqer
Kripë, piper, rigon
Disa kokrra ullinj
Gjethe dafine
Vaj ulliri
Në një tigan ose tenxhere, hedhim pak vaj ulliri dhe kaurdisim mishin e prerë në copa derisa të marrë pak ngjyrë.
Shtojmë qepën e prerë hollë dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku me mishin, derisa qepa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë. Hedhim kripë, piper të zi
dhe e lëmë të kaurdiset mirë që të lidhen shijet. Më pas shtojmë pistilin dhe sapo të tretet pak nga nxehtësia hedhim specin e kuq, salcën e domates, pak sheqer, rigonin dhe ullinjtë. Ulim temperaturën dhe e lëmë gjellën të gatuhet ngadalë derisa mishi të zbutet mirë, qepa të shkrihet dhe
salca të lidhet bukur.
Komente











