TAVË ME PULË DHE PERIME
Përbërësit:
- 2 gjokse pule
- 1 qepë
- 300 gr patate
- 300 gr presh
- 3 karrota
- 100 ml verë të bardhë
- 5-6 domate qershi
- 1 tufë majdanoz
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- Kripë, piper, trumzë
Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe gjalpin dhe kaurdisim gjokset e pulës të cilat i kemi marinuar me kripë dhe erëza. Pasi mishi i pulës ka ndryshuar ngjyrë e shuajmë me pak verë dhe pasi të avullojë alkooli largojmë mishin e pulës. Ne po atë yndyrë vendosim perimet e marinuara me erëza dhe lëng limoni dhe i kaurdisim për pak minuta. Perimet dhe mishin e pulës të kaurdisur i kalojmë në një tavë, vendosim dhe disa domate qershi. E mbulojmë tavën me një letër pjekje dhe letër alumini dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 40 minuta.
Komente

