Tavë me qofte lakre dhe perime
Përbërësit:
Për qoftet:
- 500 gr mish i grirë
- 1 pjesë lakër e bardhë
- 2 kokrra vezë
- 4 lugë bukë e grirë
- Piper i kuq, rigon, piper i zi, kripë
Për garniturën:
- 1 qepë
- 2 karota
- 1 patate
- 1 fç bizele
- 1 spec jeshil
- 1 lugë salcë
- 1 thelpi hudhër
- Pak kripë
- Pak ujë
Përgatitja:
Grijmë lakrën imët ose në mikser dhe e bashkojmë me mishin e grirë, vezët, bukën e bluajtur dhe erëzat. Bëjmë qoftet me dorë dhe i lëmë pak të qëndrojnë që të lidhen mirë. Ndërkohë presim të gjitha perimet në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim me pak vaj. Shtojmë 1 lugë salcë domateje, kripë dhe pak ujë dhe i lëmë perimet të gatuhen për rreth 20 minuta. Rreshtojmë qoftet në tavë, shtojmë sipër perimet e gatuara me salcë, dhe hedhim në fund pak ujë të trazuar me gjysëm luge salcë domate dhe një thelpi hudhër të shtypur. E vendosim tavën në furrë në 200°C për 30–40 minuta. Nëse dëshirojmë mund të hedhim dhe pak djathë kaçkavall të grirë sipër.
Komente












