Përbërësit:
- 800 gr speca
- 200 gr oriz
- 1 qepë mesatare
- 200 gr mish i grirë
- 3 lugë gjelle salcë domate
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë kafeje piper i zi
- 1 lugë kafeje piper i kuq
- 1 lugë çaji rigon
- Nenexhik
- Pak vaj ulliri
Përgatitja:
Grijmë imët qepën dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri. Shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë. Hedhim orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta. Shtojmë salcën e domates dhe specat e prerë mesatarisht. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, rigon dhe nenexhik. Shtojmë pak ujë të ngrohtë që orizi të ziejë lehtë gjatë pjekjes. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 20 minuta.
Komente











