Tavë me spinaq, patate dhe qumësht, super shije nga zonja Albana

Tavë me spinaq, patate dhe qumësht, super shije

Përbërësit:

3 lgj vaj ulliri

1 qepë mesatare

2 thelpinj hudhër

2 patate

1 spec i kuq

1 tufë spinaq

1 tufë koper

1 tufë majdanoz

2 lgj miell

1 gotë qumësht

100 gr djathë kaçkavall

Spec i kuq pluhur

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën të prerë në rrathë të imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë patatet të prera në kubikë mesatarë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa patatet të marrin pak faqe. Më pas shtojmë dy thelpinj hudhër të prera imët në feta, specin e kuq të prerë në unaza dhe spinaqin e grirë imët. Vazhdojmë kaurdisjen dhe sapo spinaqi të ulë vëllimin rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. E trazojmë me lugë druri, e spërkasim me pak miell dhe në fund shtojmë qumështin. Masën e vendosim në një tavë, e nivelojmë mirë dhe e mbulojmë të gjithë siperfaqen me djathë kaçkavall të grirë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.   

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus