TIRANE-Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë 40 ditë burg për taxhikun e akuzuar si pjesë e një celule të ISIS, Komron Zukhurov me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë. Gjyqtari Kastriot Gramshi pranoi kërkesën e prokurorit Besim Hajdarmataj. Taxhiku vizën për të hyrë e mori në ambasadën tonë në Rusi, asokohe jo në kërkim.

Avokati i tij, Asllan Dogjani tha se ai është nipi i gruas së tij dhe se ka ardhur për herë të parë në Shqipëri, te halla e tij. Dogjani tha më tej se taxhiku u dorëzua vetë në polici dhe se ka dhënë pëlqimin për t'u ekstraduar në Gjermani, por me kusht që të mos ekstradohet në Taxhikistan. Arsyeja sipas tij është se ndiqet nga regjimi në Taxhikistan. Ai tha se më parë është torturuar me rrymë elektrike. Si prova të dhunës, që pretendon taxhiku dhe që më pas i paraqiti në gjyq avokati i tij, Asllan Dogjani janë disa fotografi të të riut me disa shenja në trup dhe fytyrë.

Prej 17 Shkurtit ai ka qëndruar në Tiranë duke qëndruar te banesa e Dogjanit. Tre ditë më parë 23-vjeçari u prangos nga anti-terrori si pjesëtar i ISIS i kërkuar nga Gjermania për akte terroriste ndërsa celula dyshohet se do të kryente aktivitet terrorist edhe në Shqipëri. Por në Shqipëri sipas anti-terrorit ende nuk është faktuar një dyshim se po përgatiste një sulm apo ishte i përfshirë në celulë me terroristë të tjerë.

Komron Zukhrov

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
Pretendimi i avokatit: Ja fotot që taxhiku u torturua nga regjimi

1588415781_1588415269dhunazukurov.jpg

Fotot qe paraqiti avokati sot ne gjyq te taxhikut, qe sipas tij eshte dhunuar nga regjimi ne vendin e tij
 

Gjyqtari Kastriot Gramshi dha sot masën e sigurisë 40 ditë burg për taxhikun Komron Zukhurov, i cili do të ekstradohet në Gjermani ku akuzohet si pjesë e një celule të ISIS. Por avokati i tij, Asllan Dogjani tha se 23-vjeçari ka dhënë pëlqimin për ekstradimin në Gjermani, por me një kusht, që në përfundim të procesit të mos të mos dërgohet në Taxhikistan. Arsyeja sipas tij është se ndiqet nga regjimi në Taxhikistan. Ai tha se më parë është torturuar me rrymë elektrike. Si prova të dhunës, që pretendon taxhiku dhe që më pas i paraqiti në gjyq avokati i tij, Asllan Dogjani janë disa fotografi të të riut me disa shenja në trup dhe fytyrë.  

Ora 12:24
Gjykata burg pjesëtarit të ISIS, gati ekstradimi në Berlin, avokati: Mos e çoni në Taxhikistan se e kanë dhunuar më rrymë elektrike

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për taxhikun që u kap në Tiranë i dyshuar si pjesë e ISIS. Avokati i tij, Asllan Dogjani tha se ai ka ardhur për herë të parë në Shqipëri, te halla e tij, që është bashkëjetuesja e ish-deputetit të PD-së. Dogjani tha më tej se taxhiku u dorëzua vetë në polici dhe se ka dhënë pëlqimin për t'u ekstraduar në Gjermani, por me kusht që të mos ekstradohet në Taxhikistan, pasi më parë regjimi i këtij vendi e ka dhunuar duke përdorur rrymën elektrike.

"U kërkoj disa nga mediave që të ishin më profesionale. U kërkoj të mos e ekzagjëroni lajmet. Taxhikistani është vend diktatorial. Gjoja klienti im paska ardhur edhe më parë dhe për këtë shkak shërbimi sekret i ka marrë familjen dhe regjimi po i terrorizon familjen. Vetëm gjykata e deklaron, ai mbetet i dyshuar. Së pari, Zukurov vjen për herë të parë në Shqipëri me vizë te halla e tij. I mbrojturi prej meje ka shkuar vetë me dëshirën e tij në policinë e shtetit, sapo është informuar. Nuk ishte pasqyruar se ka shkuar vullnetarisht në policinë e shtetit, pa asnjë lloj presioni. Nuk e ka kërkuar askush, policia nuk e ka ditur se do të shkonte.

A ke dëgjuar ndonjë terrorist që të shkojë vetë? Ne kërkuam një masë sigurimi më të butë, gjykata dha arrest me burg. Në rastin konkret ai shkoi vetë në polici, ka dhënë pëlqimin për t'u ekstraduar në Gjermani, por me kusht që Gjermania mos ta ekstradojë në Taxhikistan, pasi është vend diktatorial. Ai ka qenë në Gjermani për dy vite resht. Nëse ka kryer një vepër penale të marrë dënimin që meriton, ai e dha pëlqimin që të ekstradohej. Nuk e kam pyetur ai i njeh ata që janë arrestuar në Gjermani. Ai është i martuar dhe pret një fëmijë, është ekstraduar njëherë në Taxhikistan, ai është dhunuar duke përdorur rrymën elektrike. Ai erdhi me vizë sipas rregullave, te halla e tij, tek unë. Ai është një fëmijë 23-vjeç, është një djalë shumë i mirë, por nuk mund të flas se nuk di gjë, i mbetet hetimit në Gjermani nëse ka kryer një vepër penale" tha ai. Prokurori i cështjes ishte Besim Hajdarmataj, ish-drejtues i Krimeve të Rënda.

Ora 11:30
Dogjani mohon akuzën për sulm terrorist të taxhikut, vizën e mori në ambasadën tonë në Rusi

Asllan Dogjani, juristi dhe avokati, e ka mohuar akuzën për një atentat në territorin shqiptar, por njësia antiterrorit kërkojnë që të transferohet në Gjermani, pasi atje dyshohet se ushtronte aktivitetin. Ka qenë i pajisur me një vizë për të hyrë në Shqipëri, pasi dyshohet se e ka marrë në ambasadën tonë në Rusi. Ndërkohë Gjermania ka kërkuar transferimin e Komron Zukhurov, por fillimisht ai do të njihet me masën e sigurisë në gjykatën e Tiranës.

Ora 10:47
Gjyqi ndaj taxhikut, ja kush është prokurori, avokati dhe gjykatësi i çështjes

Prokurori i çështjes së taxhikut, i cili ka dalë sot para gjykatës me akuzën si pjesë e ISIS dhe që dyshohet se do të bënte sulm terrorist në Shqipëri, do të jetë Besim Hajdarmataj, ndërsa avokati i 24-vjeçarit do të jetë Asllan Dogjani. Sakaq gjyqtar i çështjes është Kastriot Gramshi.

Ora 10:46
Dyshohet se do bënte në Shqipëri sulm terrorist, del para gjykatës në Tiranë taxhiku

Ka dalë sot para gjykatës taxhiku Komron Zukhurov, i arrestuar më 29 prillë në Tiranë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, me akuzën "Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Ora 10:11
Avokati i taxhiut që akuzohet si pjesë e ISIS: S'e çoj në mendje se kishte plan për sulme

Ish-deputeti demokrat Asllan Dogjani u shpreh për Report Tv para nisjes së seancës për taxhikun, të cilin po e mbron në gjykatë se nuk e beson se ai kishte një plan terrorist. "As nuk e besoj dhe as e çoj në mendje një gjë të tillë, se do ta kishin parandaluar autoritetet prej shkurtit dhe jo ta arrestonin kur doli urdhri gjerman" tha ai. Sipas avokatit ai ndodhej në Shqipëri i strehuar pasi kërkohet nga regjimi në Taxhikistan, por mbetet për t'u parë nëse do të kërkojë azil, ashtu si vëllezërit indianë vitin e kaluar. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta pohon se sipas burimeve nga drejtoria e Anti-terrorit mësohet se për taxhikun nuk ka të dhëna se kishte plane apo aktivitet terrorist, por të pjesëtarëve të grupit të tij në Shqipëri që mbeten në tantativë. Ai u arrestua, pasi e kërkon Gjermania ekstradimin e tij.

Ora 09:45
Mbërrin në gjykatë ish-deputeti demokrat, që do të mbrojë taxhikun e ISIS

Mbërrin në gjykatën e Tiranës avokati i taxhikut që u arrestua si pjesë e ISIS në Tiranë. Ai është ish-deputeti demokrat Asllan Dogjani. Bashkëjetuesja e Dogjanit e ka të afërm 24-vjeçarin nga Taxhikistani.