Taylor Swift ka vendosur të anulojë të gjitha turnetë muzikore të këtij viti për shkak të përhpjes së koronavirusit.
Website zyrtar i këngëtares së famshme ka bërë publik lajmin,
Këngëtarja 30-vjeçare nuk do të ngjitet në asnjë skenë për të kënduar live hitet e saj për fansat që e kanë pritur me padurim këtë moment.
Taylor u shpreh se ndihet e dëshpëruar por ky ishte vendimi duhur për sigurinë e fansave të saj.
Ajo shpreson që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt dhe të mund të takojë fansat e saj e të performojë për ta.
Taylor Swift dha një performancë shumë emocionuese nga albumi i fundit i titulluar Lover, një këngë në lidhje me mamanë e saj.
Mbrëmë gjatë koncertit të koronavirusit “One World”, ajo performoi këngën “Together At Home”, kushtuar të gjithë njerëzve në mbarë globin të prekur nga kriza e COVID-19.