VIDEO/ 'Merr gotën dhe e godet në fytyrë!' Momentet kur Mariela dhe Antonela Berishaj dhunojnë barbarisht Klea Prengën! Ish konkurentja e Big Brother dhe e motra ende në kërkim

Tirane- Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë siguruar videon e momentit kur motrat Antonela dhe Mariela Berishaj dhunojnë Klea Prengën mbrëmjen e 6 gushtit 2024.

Ngjarja ndodhi në një lokal luksoz tek 'Kodra e Diellit" në Tiranë.

Në pamje duket ora 20:26 kur motrat Antonela Berishaj dhe Mariela Berishaj, të veshura sport dhe me kapele në kokë zbresin shkallët e hyjnë në lokal. E para është Mariela, e veshur me të zeza, dhe pas saj është Antonela e veshur me të bardha.

Sapo futen në lokal, Mariela Berishaj merr një gotë (Prenga në dëshminë e saj  se është gotë ndërsa policia  ose shishe) qelqi nga një tavolinë dhe godet Prengën e cila ishte e ulur në tavolinë mu në fytyrë. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re.

Mes të trija vajzave nis një përleshje. Dy burra ndërhyjnë për të ndarë sherrin. Një burrë, që ndoshta është i sigurisë tërheq dy motrat Berishaj mënjanë e ndërsa përpiqet ti largojë, Antonela merr dicka nga tavolina për të goditur sërish vajzën e ri. Më pas ata largohen të qeta nga lokali. 

Dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj rezultojnë ende në kërkim dhe ndaj tyre rëndon akuza "Plagosje e rëndë me dashje".

 24-vjeçarja Klea Prenga e bëri denoncimin dy ditë më pas duke treguar dhe dëmtimet që i ishin shkaktuar në fytyrë. Në një postim të saj në Instagram ajo akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, se janë autore të dhunës fizike të saj duke i thyer një shishe në fytyrë.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berishaj ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. 

Video është sekuestruar nga policia dhe prokuroria në cilësine e provës të cilët I kanë shpallur ne kërkim dy motrat për akuzën e plagosjes së rendë me dashje. Deri tani nuk është berë i mundur arrestimi i tyre ndërkohë që sipas sistemit Tims ato nuk rezultojnë të jenë larguar jashtë zyrtarisht. Policia ka mundur vetem të sekuestrojë mjetin me të cilint ato shkuan në localin luksoz dhe mjetin tjetër me që u larguan.    

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:38
U dhunua nga motrat Berishaj, Klea Prenga reagon pas publikimit të pamjeve të dhunës: Fundërrina, gjuajnë nga pas duke ngrënë bukë

Klea Prenga ka reaguar sërish pasi u dhunua nga dy motrat Berishaj. Reagimi i Klea Prengës vjen pasi në media u publikua video e sulmit.

Ajo shprehet se kjo ngjarje i jep forcë për të vazhduar para, dhe se nuk do të dorëzohet dhe se pret që drejtësia të veprojë.

“Të dashur miq, Pamjet e sulmit të shpifur u shpërndan sot, ato tregojnë vetëm forcën time për të vazhduar përpara. Edhe pse e gjakosur nuk ndalova së mbrojturi veten time. Dhjakse fundurrina që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron. Falënderoj Zotin për forcën që më dha dhe vazhdon të më japi. Unë nuk do të lejoj që dhuna të më mposhtë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, ajo më jep forcë të luftoj që drejtësia të shkoj në vendin e duhur. Faleminderit”, shkruan ajo.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 27/08/2024 05:33

    Policia dhe drejtesia ne Shqiperi vepron aty ku ska nderhyrje. Pa permendur emra e raste por ky rast eshte tipik rast per tu marre shembull. Kapni ato varfanjaket se per keto high class escort girls nuk ju a mban se te vjen deputeti dhe te heq nga puna. Shqiperia po degradon nga dita ne dite .

    Përgjigju
  • Pal pill shtjefni: 27/08/2024 01:18

    Cfar kerkonin 3 maloke ne Tiran ? Si ka mundesi qe policia nuk I ka kontrollluar pasaportat ? Ku I ka qeveria postoblloqet per maloket?

    Përgjigju
  • Jola: 26/08/2024 23:16

    Keto cubet nuk I kap dot policia se jane fshehur mire. Mortja qe nuk I ha ishalla. Modeli me I ndyre I femres injorante dhe gjysmake medemek moderne.

    Përgjigju
  • Famiglia: 26/08/2024 23:15

    Mjer prinderit car baxhellash po rritin,mjer ne familjaret e rregullt car shembulli shofin cdo dit e nat femijet ton

    Përgjigju
  • Real: 26/08/2024 19:38

    Mos veprimi i policise ne kete rast flagrant dhe ne rastin e Arkimed Lushes, si dhe ne rastin e lirimit te Noizyt, djalit te atij te lajthizes etj Edukon dhe Gjeneron Dhune. Eshte nje brez i tere qe po edukohet dhe po detyrohet te jete i dhunshem per shkak policia e shtetit dhe prokuroria kane degraduar. Policia e shtetit mund te quhet fare mire Polici per interesat koruptive te policeve.

    Përgjigju
    • Mos i luaj piken: 27/08/2024 00:17

      Policia e shtetit, organet mbikeqyrese te policise, prokuroria, dhe gjykatat bien era fekale. Punojne per krimin! Edhe ankohu ku te duash, qe nga ministrat e deri tek rrumbullaku, nuk ju leviz qerpiku.

  • Hulku Kuksit: 26/08/2024 18:34

    Nriji mor te trija najer mi ul ka pak hormonat. Shtypja mor bajamat.

    Përgjigju
  • KASAPI DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 26/08/2024 18:25

    Baxhellat nē tē gjith Botēn njēsoi jan. Kto duhen fut nē burg e tē punoin jo tē lihen nē qeli e aty ta shikoin sa ju vlen lēkura e tyre e qelbur.

    Përgjigju
  • Keno: 26/08/2024 17:45

    Maloket qekur ka ardhur Demokracia jane bere te emancipuara shume. Sa te ndaluara kane qene aq me te emancipuara jane bere. Si thone kote: sa me shume shtrenguar ta mbash aq me e forte del pordha.

    Përgjigju
  • Fadili: 26/08/2024 16:41

    Toke e xanum!

    Përgjigju
  • 313: 26/08/2024 15:36

    he moj ta marsha edhe tysoni ta ka zili goditjen.

    Përgjigju
  • Tirane: 26/08/2024 14:40

    Lokali super. Ke qejf te pish nje kafe .

    Përgjigju
  • hitman: 26/08/2024 14:37

    Garant njera nga ato ne tavoline e ka shit.. i ka njoftu hajdeni se e keni ketu. Si tha boti " a tja mbushi kryt ne plumba a ti ve naj kallep ne makine se e kam ketu tu hanger dreke"...Kjo kategori del ne piedestal sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore