Taylor Swift i hap 'luftë' Katy Perryt
me këngën më të fundit 'Bad Blood'

Taylor Swift i hap 'luftë' Katy Perryt<br />me këngën më të fundit 'Bad Blood'
Taylor Swift ka publikuar videon e këngës së saj më të fundit, “Bad Blood”, pas mesazhit të së cilës mendohet se fshihet konflikti dhe mëritë e vjetra me ish-shoqen e saj Katy Perry. Rreth 6 vite më parë, këngëtaret kanë qenë mike të mira, duke u shfaqur bashkë në publik dhe në rrjete sociale.

Por në 2012, dicka ndodhi dhe marrëdhëniet mes tyre u ftohën. Asnjë nga vajzat nuk deklaroi asgjë zyrtarisht, por ishte Taylor ajo që konfirmoi se frymëzimi për këngën Bad Blood i kishte lindur nga lidhja me një shoqe të vjetër që ‘i ra me thikë pas shpine’.

Në një intervistë për Rolling Stones, 25-vjecarja tha: “Për vite të tëra nuk isha e sigurt nëse ishim shoqe apo jo. Ajo vinte pranë meje gjatë ndarjeve të cmimeve, pëshpëriste dicka e më pas largohej.

Dhe unë pyesja veten ‘Jemi shoqe apo ajo sapo më bëri ofendimin më të rëndë të jetës time?’ Rreth një vit më parë ajo kaloi kufijtë, bëri dicka kaq të tmerrshme dhe unë thashë me vete: ‘Oh jemi armike. Dhe nuk bëhej fjalë as për ndonjë djalë!’

Kur të shihni klipin, vëreni ngjashmërinë mes Selena Gomez, e cila supozohet të jetë armikja e Swift në video, dhe këngëtares Katy Perry. Tani jemi në pritje të lëvizjes së rradhës nga ana e Perry-t.
swift
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi