1704795523_fa.png

Të afërmit e pengjeve izraelite në vendkalimin Kerem

Familjarët e pengjeve izraelitë në Gaza janë drejtuar në vendkalimin Kerem Shalom me Rripin me synimin për të bllokuar vendin nga hyn çdo ditë ndihma humanitare për popullsinë e enklavës palestineze. 

Aksioni - sipas mediave - është në protestë kundër Hamasit i cili e pengon Kryqin e Kuq të vizitojë pengjet, të kuptojë kushtet e tyre dhe t'u sigurojë atyre ndihmë mjekësore dhe humanitare.

Shai Wenkert - babai i Omerit, një peng 22-vjeçar - tha për Ynet se që nga 7 tetori djali i tij "nuk ka vizituar një mjek, as nuk ka marrë ilaçe dhe nuk është e mundur që qindra kamionë të hyjnë tani në Gaza".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Blinken për mediat në Izrael: Vendet e Lindjes së Mesme duan lindjen e një shteti palestinez! Izraeli do të lejojë OKB-në të vizitojë veriun e Gazës