Të akuzuarit për grushtin e 14 shtatorit ’98 pjesë e grupit të Berishës për të pushtuar selinë e PD-së, pritet të rrethojnë Bashën më 8 janar 

Të akuzuarit për grushtin e 14 shtatorit ’98 pjesë e grupit të Berishës për të pushtuar selinë e PD-së, pritet të rrethojnë Bashën më 8 janar 

Foto nga 14 shtatori 1998

Pas disa tentativave për të hyrë dhe marrë me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur në 8 janar 2021 një protestë para selisë blu, në formë presioni ndaj Lulzim Bashës, të cilit i kërkon të largohet bashkë me lindershpin. Nga ana e tij, Lulzim Basha, ultimatumeve të Berishës për të dorëzuar selinë, i është përgjigjur duke marrë masa dhe fortifikuar ndërtesën, duke i paraprirë një sulmi të mundshëm. Pjesë e grupit të Sali Berishës që po rrethon dhe ndërmerr sulme ndaj selisë së Partisë Demokratike, rezultojnë edhe disa personazhe që kanë qenë protagonistë të grushtit të shtetit të 14 shtatorit të vitit 1998.

Frymëzues dhe organizator në prapaskenë i grushtit të shtetit ishte pikërisht Sali Berisha, i cili pushtoi me grupe të armatosura për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Sulmi në terren u udhëhoq edhe nga Sali Lusha, Genc Pollo dhe Myftar Lumeshi, të cilët 24 vite më vonë, i janë bashkuar aksionit të Berishës për të pushtuar selinë e Partisë Demokratike. Treshja pritet të bëhet pjesë e protestës së 8 janarit 2021, përmes të cilës Berisha do të rrethojë Lulzim Bashën në seli.

Në dosjen e prokurorisë për ngjarjet e rënda të 14 Shtatorit 1998, se Lusha, Lumeshi etj., pas thirrjes së Berishës, kanë udhëhequr sulmin ndaj institucioneve shtetërore, pasi Berisha kishte akuzuar më herët Fatos Nanon se fshihej pas vrasjes. Protagonistë të sulmit, sipas prokurorisë, ishin edhe Ekrem Spahia, Jemin Gjana, Leonard Demi, Shaban Mamia, Frrok Gjini, Hysni Gjyrici, Dem Dollapi etj. Procesi gjyqësor u zvarrit dhe deformua, sa që në vitin 2002, asnjë nga të akuzuarit nuk ishte më në burg. Protagonist i lirimeve dhe dënimeve qesharake ishte edhe ish gjyqtari i famshëm Gjin Gjoni.

Nëse në 14 shtator 1998 Sali Berisha pushtoi institucionet kryesore me grupet e paarmatosura, por u tërhoq pas një ultimatumi që mori nga Departamenti Amerikan i Shtetit, 24 vite më vonë synon të pushtojë me forcë Partinë Demokratike. Ashtu si 24 vite më parë, edhe këtë herë Sali Berisha ka përballë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mbështetin Lulzim Bashën. Konflikti Berisha-Basha shpërtheu në 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha, me kërkesë të SHBA, pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, për shkak se ishte shpallur non grata nga DASH për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë.

Dosja e prokurorisë për grushtin e shtetit të 14 Shtatorit 1998 
 

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balo Bënça: 07/01/2022 06:45

    Pikërisht sa herë amerikanëve u dhemb koka në Ballkan kujtohet Saliu të bëjë ndonjë turbullirë këtej!Por pa gajle se aty e ka riskun! Kënaqësi e madhe mbetet fakti se turbullira e Saliut nxorri në pah sërish llumrat e viteve 2000 të PD,kriminelët dhe bastardët rreth saj..Saliu i mblodhi dhe do t'i marrë me vete në koshin e plehrave.. Si Tritan preshin ashtu edhe "cougarin" e çunave me lek Floriana Faunën....

    Përgjigju
  • AltinTop: 06/01/2022 17:21

    Kurse keta te Grushtit 21 Janar, jane ne pushtet..dmth e njejta gje.

    Përgjigju
  • Tosi: 06/01/2022 15:54

    Berisha beri nje grusht shteti ne 1998 dhe nuk iu neneshtrua as hetimit dhe as gjykimit. Kjo ishte dhe mbetet nje mangesi e rende. Palet e kohes bene nje marreveshje (Nano-Berisha) nen ndermjetesine amerikane. Dhe zgjodhen nje president (Moisiun) dhe nje Prokuror te Perhershem (Sollakun) qe per detyre pati pikerisht te pushonte hetimin e 14 shtatorit ndaj Berishes dhe dhjetra hetime per korrupsion ndaj Nanos ( ai i pilafit te ministrit Hajdaraga qe me brutali). Grushti i shtetit u konsiderua si nje "barazim" nga amerikanet vs rebelimit te marsit 1997 nen udheheqjen e Gjinushit dhe Imamit dhe qe kurre nuk u hetua apo gjykua. Ne gazetari e verteta raportohet sikunder eshte. Kur shtermberohet apo paraqitet e anshme nuk eshte me gazetari por propogande.

    Përgjigju
  • Populli: 06/01/2022 15:54

    Eshte shume e veshtire te rrezosh malokun nga kali ka thene namiku shkret..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë